• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shoferi që për pak bëri hatanë në Tiranë, nipi i zyrtarit të OFL-së. Edhe pse me 43 gjoba ishte ende me patentë (VIDEO)

24/01/2021
Shoferi që për pak bëri hatanë në Tiranë, nipi i zyrtarit të OFL-së. Edhe pse me 43 gjoba ishte ende me patentë (VIDEO)

Në rrugën pas kryeministrisë dhe pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ndodhi një aksident, ku drejtuesi i automjetit tip BMW, nipi i një prej zyrtarëve të OFL-së, Arben Dashit, u përplas me një automjet tip “Skoda”. Në vijat e bardha që ndodhen aty, shpëtuan mrekullisht dy kalimtarë. Policia e Tiranës, nuk pati asnjë reagim zyrtar për ngjarjen.

Stiveljan Dashi, drejtuesi i BMW-së, është ndëshkuar 43 herë për shkelje të rregullave, si hyrje me semafor të kuq apo edhe tejkalim shpejtësie dhe ende qarkullonte me patentë. Sistemi i pikëve për lejen e drejtimit, për të nuk ka funksionuar. Në aksidentin ku Dashi rrezikoi dy kalimtare, ai u ndëshkua vetëm me një gjobë prej 150 mijë lekësh të vjetra. Aksidenti që ai shkaktoi ishte tepër i rrezikshëm. Këtë e tregon edhe një prej dëshmitarëve të ngjarjes.

“Po vija nga kryeministria për të ikur tutje. Në moment pash që u përplas. Aty ishte një katrahurë e madhe. Njerëzit po iknin të lebetitur. Ç’kuptim ka, si mund të shkojë me një gjobë ky? Kush është ky?” rrëfen një dëshmitar.

Eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi, thotë se mjeti ka qenë disa herë më shpejt se shpejtësia e lejuar në atë rrugë: “Ai është një aksident shumë i rëndë. Fati i madh i atyre njerëzve që po kalonin, i atyre drejtuesve që po vinin nga Stadiumi Arena. Mjeti ka qenë me shpejtësi 150 km/h. Kur duhet të dimë se në bazë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kodit rrugor, shpejtësia maksimale e lejuar në qendrat e banuara është 40 km/h”.

Eksperti Luzi, thotë se tashmë drejtuesit të mjetit i është hequr leja e drejtimit dhe se ka nisur një hetim ndaj tij.

“Pra personi aktualisht duhet të jetë pa leje drejtimi. Pra i është dhënë një procesverbal që e ka të sekuestruar lejen e drejtimit dhe pas shprehjes së organeve të drejtësisë, do të shprehet edhe organi tjetër administrativ, për vendosjen e sanksionit plotësues, pezullimin e lejes së drejtimit”, thotë Luzi. (TCH)

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al