Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e djeshme në fshatin Bularat në Gjirokastër, ku një 35-vjeçar grek është vrarë nga forcat RENEA.
Sipas tij 35-vjeçari Kostandinos Kaçifas ka rrezikuar seriozisht forcat RENEA, ndërsa theksoi se “fati e deshi që ata policë të mos ishin sot dëshmorë të atdheut”.
“Policia shqiptare duhej të reagonte për të siguruar zhvillimin normal të aktivityetit. Është qëlluar drejtpërdrejt në drejtim të policisë. Detyrimisht policia lokale e ka pasur të vështirë situatën, gjë e cila e ka detyruar të kërkojë ndërhyrjen e RENEA-s. Është kërkuar që të dorëzohet, por ai ka vijuar të shkëmbejë zjarr me forcat speciale. Fati e deshi që ata policë të mos ishin sot dëshmorë të atdheut”-tha gazetari Hoxha.
Ndërkohë, gazetari Hoxha ritheksoi se nuk kanë gabuar forcat RENEA, për të cilët tha se janë reparti lider në policinë shqiptare. Gjithashtu, Hoxha tha se të shtënat e 35-vjeçarit, nuk ishin amatore, por profesioniste. Po kështu sipas gazetarit, ekstremisti grek nuk vepronte i vetëm, por përmes një skenari të qartë të përgatitur edhe më parë. Ndiqni në vdieon më poshtë analizën e plotë të Artan Hoxhës.









