• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shoqja nxjerr vajzën nga ferri i prostitucionit, policisë i ikën tutori (Historia)

28/02/2023
Shoqja nxjerr vajzën nga ferri i prostitucionit, policisë i ikën tutori (Historia)

Dy vajza të reja dhe një grua u arrestuan ditën e djeshme në Fier për shfrytëzim prostitucioni.

Bëhet fjalë për Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, Aleksandra Toska, 19 vjeçe, dhe një 17- vjeçare. Këto shtetase në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë mbajtur peng një 24-vjeçare, të cilën e detyronin të prostituonte në lokalet e Fierit dhe Patosit.

Sipas të dhënave të policisë bëhet me dije se hetimi për këtë rast ka nisur dy muaj më parë pasi e reja ka shfaqur sjellje jo të rregullt në komunikim me familjarët e saj. Sipas saj, personat e dyshuar kanë qenë të hetuar edhe për raste të tjera të shfrytëzimit të prostitucionit në Fier. Policia bën me dije se personi i shpallur në kërkim është shtetasi Arbër Ahmeti, 33 vjeç, i cili dyshohet të jetë edhe personi që ka organizuar të gjithë ngjarjen dhe që ka shfrytëzuar të renë për të ushtruar prostitucion.

Të dhënat e policisë

Tre persona janë arrestuar në Fier pasi dyshohet se kishin marrë peng dhe kishin detyruar një 24-vjeçare të ushtronte prostitucion kundër dëshirës së saj. Në kërkim u shpall organizatori i veprimtarisë që kishte bashkëpunuar me tre të arrestuarat. Policia ka zbardhur hetimet në lidhje me arrestimet dhe si funksiononte skema e prostitucionit.

“Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ‘Imponimi’, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’, i shtetaseve: -P. I., 32 vjeçe, banuese në Patos, A. T., 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17- vjeçareje banuese në Fier. 32- vjeçarja ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë). 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetaset e ndaluara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit. Vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë të 33- vjeçarit, organizator i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast”, njoftoi Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

I kërkuari

Rezulton se në vitin 2013, Arbër Mehmeti shpall në kërkim pasi së bashku me Sh. K., në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç. Sipas të dhënave Mehmeti ndodhej në gjendjen e “arrestit shtëpiak”, kur kryente shfrytëzimin e vajzës S.M. dhe mbante peng këtë të fundit. Për shkak të thyerjes së masës së “arrestit në shtëpi”, Policia ka ngritur dhe një akuzë tjetër për të, si “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas burimeve policore në 25 shkurt 2023, shtetasja R. Hoxha ka telefonuar sallën operative të policisë së Fierit, duke njoftuar se mikeshës së saj, S.M, nga qyteti i Patosit po i kërcënohej jeta nga një person i quajtur Arbër Mehmeti. Policia ka shkuar në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Fier, duke marrë kontakt me denoncuesen dhe të dëmtuarën. Ndërsa Arbër Mehmeti, është larguar me shpejtësi. Në deklarimin që ka dhënë në polici, S.M, ka treguar se është shkëputur nga familja që prej mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Ikja nga familja e saj që jetonte në qytetin e Patosit ka ardhur pas një debati me njerëzit e afërt. Në qytetin e Fierit, ajo ka takuar Arbër Mehmetin, person me të cilin kishte disa kohë që ishte njohur në rrjetet sociale. Për herë të parë që është takuar me të ka qenë data 31 dhjetor 2022, dhe takimi është bërë tek vendi i quajtur “…rreth rrotullimi i globit…”. Në momentin qe ka hipur në makinën e Arbër Mehmetit, ky i fundi i ka kërkuar telefonin e saj, ku i ka hequr kartën SIM dhe e ka thyer. Më pas e ka thyer edhe aparatin e telefonit! /Panorama/

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ski/ Lara Colturi në podium, skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit

Ski/ Lara Colturi në podium, skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit

29/12/2025
Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al