Tjetër rrjedhje nga radhët e Partisë Demokratike. Kandidatja e PD, në Qarkun e Gjirokastrës, Fatjona Koço Dhimitri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Fatjona Dhimitri ka qenë e renditur në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës me numrin 7.
Në këtë Qark PD arriti të fitojë vetëm një mandat, atë të Tritan Shehut. Kandidatja demokrate ka dorëzuar dy ditë më parë formularin në KQZ-së dhe për rrjedhojë hapet rruga që ajo të marrë mandatin e Tritan Shehut.
Fatjona Dhimitri ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërkohë që ka punuar si Avokate dhe si Juriste në disa kompani private.
Ajo është me origjinë nga Përmeti. 32-vjecarja pritet të hyjë në Kuvend ditët e ardhshme, duke iu bashkuar kështu 22 deputetëve të rinj që hynënga listat e PD dhe LSI. Më poshtë CV e Fatjona Dhimitrit, ajo që do të bëhet deputetja më e re e qarkut Gjirokastër dhe disa foto të saj.
©argjiroja.net











