• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

16/10/2023
“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

Nga Andi Bushati

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propagandistike për suksesin historik të samitit të Berlinit, që për herë të parë u zhvillua në një vend të rajonit. Natyrisht, askush nuk mund ta mohojë se fakti që kjo mbledhje u zhvillua në Shqipëri, krijon një efekt pozitiv. Si mjeshtër i shndërrimit të politikës në spektakël, Edi Rama u mundua ta bëjë edhe më të madh atë. Duke i servirur liderëve të kontinentit një mini premierë nga Angjelin Përlocaj, duke ngritur perden për zbulimin e tablosw, “Përdhunimi i Europës”, duke e vënë veten në rolin e leximtarit të një kronike të transformimit të vendit, ai bëri çështë e mundur për ta pompuar sa më shumë ngjarjen që po ndodhte. Dhe sapo ajo të akrivohet, në analet e propagandës rilindase do ti bashkëngjitet enumeracionit të drejtimit të OSBE-së, fjalimit ‘historik” të mbajtur gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit dhe risisë së pritjes në hotelin Marriott, të samitit BE-Ballkan perendimor, në dhjetorin e shkuar.

Të gjitha këto ngjarje Edi Rama dhe borizanët e tij i kanë përfshirë në ligjërimin propagandistik të peshës dhe rolit që ka marë Shqipëria, në periudhën e veçantë të drejtimit nga rilindja. Ato konsiderohen si shenjë e rritjes së dinjitetit dhe rolit të vendit në arenën ndërkombëtare sipas logjikës “arritët të vaksinoheshit, pasi më kishit mua”.

Le ta përsërisim edhe njëherë, të gjitha këto janë ngjarje që ndihmojnë sadopak në imazhin e Shqipërisë. Deri këtu jemi dakord. Por përtej kësaj çdo hiperbolë tjetër është thjeshtë shpëlarje turi. Dhe për të kuptuar këtë mjafton një krahasim i thjeshtë. Mjafton t’i vësh këto data dhe ngjarje në një perspektivë më të gjatë hisorike.

Le të provojmë të zhytemi në këtë linjë krahasuese. Në tetë vitet e sundimit të tij, si për mua ashtu dhe për një shumicë dërmuese shqiptarësh, Sali Berisha e ka qeverisur keq këtë vend. Ai bën pjesë në aradhën e atyre drejtuesve që e ka penguar rritmin e zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe përafrimin e saj me vlerat perendimore. Por, po të analizojmë bilancin ndërkombëtar të 8 vjeçarit të tij, me pranimin në NATO dhe liberalizimin e vizave, këto shfaqet spektakël që ndodhin sot duken qesharake. Nëse bëhet fjalë për data që lenë shenjë në histori ato janë mbyllja njëherë e mirë e problemit të sigurisë së vendit në 2008 dhe mundësia e shqiptarëve për të lëvizur lirshëm, pas gjysëm shekulli, në 2010. Pas dy apo tre dekadash askush nuk do të kujtohet, për një mbeledhje rutinë të procesit të Berlinit që deri atëhere mund të jetë shuar, por bërja pjesë e aleancës Euro Atlantike do të jetë e fiksuar në libra. Po ashtu, pak kujt do ti bjerë ndërmend se kush e priti presidentin Bush, apo atë Makron, por ama fakti se shqiptërët fituan lirinë e lëvizjes, nuk do të shlyhet lehtë nga memorja.

Të para nga kjo perspektivë, zhurma për drejtimin e OSBE, Këshillit të Sigurimit, apo disa mbledhje rutinë ku Shqipëria, ishte mikpritëse, por jo subjekt, nuk e justifikon zhurmën e daulleve që po buçasin sot. Propagandistëve që i thurrin lavde liderit që e bëri Shqipërinë të madhe i duhet thënë: “Shpërndahuni! Festa mbaroi”.

Ndonëse për të mos qenë cinikë deri në ekstrem ndaj atyre që duan të gëzojnë me çdo kusht, i’a vlen t’u japësh motiv.

Po vërtet, ky samit i procesit të Berlinit e pati një rëndësi. Por ajo nuk qëndronte, as në performancat artistike me regji të Ramës dhe as në mini kronikën, ku ai bëri spikerin që flet anglisht. Kjo “dhuratë” për Shqipërinë u negocua si shkëmbim i daljes së vendit nga aventura pro sllave e Ballkanit të hapur. Dhe po, në këtë kuptim, ky ndryshim kursi i Tiranës e meritonte një festë./Lapsi.al/

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

Romeo Veshaj thyen heshtjen për ndarjen nga Heidi Baci: “Përfundoi me respekt”

20/03/2026
Ardian Ismajli në formë të shkëlqyer, buzëqesh Sylvinho

Ardian Ismajli në formë të shkëlqyer, buzëqesh Sylvinho

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al