Sulmi me bombë afër aeroportit të Kabulit ka vrarë disa anëtarë të shërbimit amerikan.
Korrespondenti i politikës së jashtme të Reuters Idrees Ali është informuar nga një zyrtar i Pentagonit amerikan se të paktën 10 trupa amerikanë u vranë në shpërthimet jashtë aeroportit të Kabulit.
Ai thotë se ky është një numër “që pritet të rritet”.
Dy shpërthime të njëpanjëshme ndodhën në një zonë afër aeroportit të Kabulit saktësisht në portën Abbey dhe hotelin Baron.
Deri më tani raportohet për mbi 60 viktima dhe qindra të plagosur. SHBA kanë akuzuar filialin e ISIS në Afganistan si përgjegjës për sulmet duke ditur se para disa orësh kishte kërcënime për sulme terroriste.









