• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpërthimi në Lushnjë, banori nuk mban dot lotët: Mirë që Zoti shpëtoi familjen time!

02/03/2024
Shpërthimi në Lushnjë, banori nuk mban dot lotët: Mirë që Zoti shpëtoi familjen time!

Një ditë pas shpërthimit tragjik në kapanonin në ndërtim në Lushnjë, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe të plagosur shtatë persona, banorët e zonës atje shprehen të tronditur nga shpërthimi i madh.

Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa e kanë krahasuar shpërthimin me fuqinë e një tërmeti .

Një nga banorët që jetojnë afër kapanonit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm tha se dëmet materiale në shtëpinë e tij janë të shumta. Mes lotësh ai tha se familjen e tij e shpëtoi Zoti. Sipas tij nëse familjarët e tij do të ishin jashtë momentin e shpërthimit, mund të kishte viktima.

“Ishte e papritur, unë nuk isha këtu në atë moment. Mirë që Zoti ka shpëtuar familjen. Siç e shikoni dëmet janë të konsiderueshme. Haberi i parë erdhi nga motra ime ajo më njoftoi …xhamat kudo, hekur kudo. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jshtë. Në këtë gjenje që është shtëpia edhe mund të kishte njerëz të vrarë.I ka ruajtur Zoti”, tha banori mes lotësh.

Ndërkohë, banorët e një banese e cila ndodhet shumë pranë kapanonit të ndërtimit ku ndodhi shpërthimi kanë treguar për mediat momentet e panikut që kanë përjetuar. Njëri nga banorët tha se në ato moment në banesë ndodheshin 4 persona midis te cilëve dhe një fëmijë i sapo lindur.

“Që dje nuk jemi ndërmend. Shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk e di edhe tërmeti llogarite..kur dolëm tym dynjaja. Ishte nusja, çuni i vogël, goca ime dhe plaka”, tha banori. Të gjithe familjarët kanë mbetur të shokuar ndërsa kaluan edhe natën jashtë ambientit të shtepisë.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha. Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje të mirë janë edhe 4 të plagosurit e tjerë që ndodhen nè spitalin e Lushnjës.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim. Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimi.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al