Vazhdon mbërritja e klandestinëve nga kufiri me Greqinë. Mbrëmë rreth mesnatës policia e Gjirokastrës ka ndaluar në lagjen ’18 Shtatori’ katër shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga intervistimi rezultoi se shtetasit ishin dy nga Palestina, 1 nga Libia dhe 1 nga Algjeria. Në përfundim të procedurave rutinë, ata u proceduan me urdhër lagimi me ekzekutim vullnetar drejt shtetit fqinj.
©ArgjiroLajm.net








