• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria godet shtyllat, Spanja shënon golat. Kombëtarja humbet 3 me 0

06/10/2017
Shqipëria godet shtyllat, Spanja shënon golat. Kombëtarja humbet 3 me 0

Vetëm 11 minuta lojë i kanë mjaftuar “Furia Roja”-s të mposhtë kuqezinjtë tanë, të cilët shkonin me mungesa të shumta në Alicante, përballë një superfuqie si Spanja, që gjithsesi bëri eksperimentet e saj. Në ndeshjen e fituar 3-0, spanjollët kishin hedhur në fushë nga minuta e parë, lojtarë të tillë si Rodrigo i Valencias, apo Alvaro Odriozola i Real Sociedadid.

Shqipëria e nisi me presing lojën dhe në minutat e para ia doli të bënte disa sulme, gjithsesi të parrezikshme për De Gean, por kjo zgjati deri në minutën e 16, kur ishte pikërisht Rodrigo që shfrytëzoi asistin e Iscos për të zhbllokuar rezultatin në 1-0. Tetë minuta më vonë ishte fantazisti i Realit të Madridit, Isco që do të dyfishonte rezultatin, për t’i lënë vend 3 minuta më vonë Thiago Alcantarës të mbyllte gjithçka.

Për kombëtaren kuqezi ishte një pjesë e parë për t’u harruar, me shumë gabime në mbrojtje, ndërsa e vetmja shpresë për të lënë gjurmë në Alicante ishte ajo shtyllë e goditur nga Asdren Llullaku, përpara se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime për kuqezinjtë, me Sadikun dhe Agollin që zunë vendet e Balliut dhe Memollës respektivisht. Ndryshe nga pjesa e parë, këtë herë shqiptarët patën më shumë hapësira dhe tentuan disa herë të shënonin të paktën golin e nderit, por askush nuk ia arriti, madje as Armando Sadiku që goditi bukur me kokë, pas një krosimi nga e djathta, por që u ndal sërish në shtyllë.

Spanja shënoi golat, ndërsa ne tronditëm shtyllat, në një ndeshje që sheh “La Roja”-n të presë zyrtarisht biletën për në “Rusi 2018”, ndërsa Shqipërisë i lëkunden tashmë edhe pozitat si forcë e tretë, me Italinë që barazon 1-1 ndaj Maqedonisë dhe Izraelin që fiton 1-0 në fushën e Lihtenshtajnit. Izraelitët do të presin spanjollët e kualifikuar tashmë, ndërsa Shqipëria do të ndeshet në “Loro Boriçi” me Italinë që ka siguruar një vend në fazën “play off”, me synimin për të ruajtur avantazhin prej 1 pike ndaj Izraelit./tch

Related Posts

E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja
Sport

Nuk e shqetëson vetëm dëmtimi, Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi

08/04/2026
Ish-mesfushori i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur
Sport

Ish-mesfushori i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

08/04/2026
Europa League, trajneri i Bolognas para Aston Villas: Jemi gati
Sport

Europa League, trajneri i Bolognas para Aston Villas: Jemi gati

08/04/2026
Kryendeshja e javës premton spektakël, Partizani sfidon Vllazninë në “Arenën e Demave”
Sport

Partizani vendos në rrezik sezonin, të kuqtë po kalojnë një formë edhe më të keqe se me… Milinkoviç

08/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Uellsi, kundërshtar i vështirë. Synojmë një përfaqësim sa më dinjitoz

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja

Nuk e shqetëson vetëm dëmtimi, Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi

08/04/2026
“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa flet hapur për herë të parë

“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa flet hapur për herë të parë

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al