• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shqipëria na ka fyer dhe ne po e durojmë” – Ish-ambasadori grek në Tiranë: Duhet të ndryshojmë qendrim

17/08/2024
“Shqipëria na ka fyer dhe ne po e durojmë” – Ish-ambasadori grek në Tiranë: Duhet të ndryshojmë qendrim

Ish-ambasadori grek në Tiranë, Alexandros Mallias, i shtohet listës së diplomatëve dhe studiuesve grekë që mendojnë se qëndrimi i Greqisë ndaj Tiranës zyrtare duhet të ndryshojë.

Duke pranuar se prej disa vitesh, Athina ka pranuar dhe përtypur fyerje pas fyerjesh nga Shqipëria, Mallias nënvizon në një opinion të publikuar në “Kathimerini” se në Greqi duhet të kuptojnë sa më shpejt se deviza e Edi Ramës “të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet mes të dyja vendeve” duhet refuzuar kategorikisht.

Greqia nuk duhet të harrojë asgjë dhe madje duhet të mbajë parasysh mirë sidomos këtë që ndodhi me rastin Beleri, shkruan ai.

Duke renditur disa gabime politike në rastin Beleri, që nisin nga thirrjet brenda Greqisë për ndërhyje asimetrike në Shqipëri, te shndërrimi në një çështje të brendshme politike e deri te heshtja e disave, Mallias vë në dukje se në raport me një vend si Shqipëria, marrëdhëniet me të cilën ai i cilëson shumë të rëndësishme, politika greke duhet të kuptojë ndryshimin që ka ndodhur.

“Asnjë prej kushteve që u vunë në këto 15 muaj për burgosjen e Belerit nuk u plotësua nga lidershipi i vendit fqinj, që është edhe anëtar i NATO-s.

Në këtë moment Rama është i bindur se planet e tij, objektivat e tij politikë dhe planet e tij për Himarën kanë përmbushur vullnetin e pakicës së lirë dhe demokratike greke.

Në mendjen e vet, ai gjykon se humbësi nuk është minoriteti, por vetë Greqia…

Me bindjen e fituesit ai përdor slloganin “ne po kthejmë faqen”, shkruan Mallias sipas të cilit realitetit i hidhur ballkanik është se fryma olimpike e garës nuk funksionon në të.

Këshilla e tij është politikë aktive dhe problematizim dinamik në marrëdhëniet me Shqipërinë, një vend prej të cilit diplomatët grekë kanë nisur raporte pozitive për Athinën, çka stonon keq me atë ë po ndodh dhe tanimë po analizohet nga ata që janë pjesë e vendimeve.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al