• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria do ndërtojë 436 hidrocentrale deri në vitin 2025. Njëri është në qarkun Gjirokastër

17/11/2017
Shqipëria do ndërtojë 436 hidrocentrale deri në vitin 2025. Njëri është në qarkun Gjirokastër

Një samit ndërkombëtar që po mbahet këto ditë, kryesisht me vendet e Ballkanit Perëndimor, për energjinë eklektike nga hidrocentralet, ka nxjerrë në pah në diskutime mbi totalin e vlerës së investimit dhe numrin e projekteve.

Në një hartë të publikuar në faqen zyrtare të Hydro Balkans që po menaxhon edhe samitin që nisi në datë 15 nëntor me një vizitë në hidrocentralin e Ashtës dhe mbyllet sot me diskutime në Malin e Zi, jepen edhe shifrat mbi të ardhmen e energjisë në 10 vende të Ballkanit dhe më gjerë.

Kalivaçi dhe Shala

Për Shqipërinë shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që është 436 hidrocentrale. Kjo vjen në kushtet kur qeveria vetëm këtë vit ka dhënë disa kontrata që ju ishin hequr kompanive të mëparshme pasi nuk kishin respektuar kushtet. Në prezantimin për Shqipërinë thuhet se projekti më i rëndësishëm që do të ndërtohet është ai i Kalivaçit mbi Vjosë i cili ka një historik të gjatë dhe të komplikuar. Vlera e investimit kap 125 milionë euro.

Edhe pse nuk përmendet në raport një hidrocentral tjetër me vlerë të konsiderueshme por edhe kapacitet të instaluar mbi mesataren është ai që do të ndërtohet mbi lumin Shalë në Alpe. Në shtator u shpallën edhe fituesit e koncesionit dhe vlera e investimit kap 100 milionë euro.

Gjithsesi pjesa virale e hidrocentraleve duket se është e përgjithshme për Ballkanin. Në total vlera e investimeve në hidrocentrale të ndërtuar ose të parashikuar për gjithë këtë rajon kap shifrën 819 miliardë euro ku të paktën 240 miliardë janë investim nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Të dhëna të shpejta për rajonin

Shqipëria 436 hidrocentrale deri në 2025

Sllovenia 568 hidrocentrale deri në 2020

Kroacia 1655 MW kapacitet të instaluar deri në 2018

Bosnjë-Hercegovina më shumë se 6000 MW potencial për hidrocentralet

Mali i Zi 18% potencial fillestar për fuqi të instaluar në hidrocentrale

Kosova 140 MW kapacitete të instaluar në hidrocentrale deri në 2020

Rumania 6715 MW kapacitet i instaluar në hidrocentrale

Serbia 2835 MW kapacitet i instaluar në hidrocentrale

Bullgaria 522MW kapacitet i ri objektiv deri në 2018

Maqedonia 5500 Gwh potencial për hidrocentrale/monitor

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al