• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

24/05/2022
Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

Për shkak se jetojnë më gjatë, mosha mediane e grave në Shqipëri është më e lartë se burrave.

Në vitin 2022, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), duke u rritur me gati 11 muaj për një vit raportoi INSTAT.

Ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave. Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët se paku më 5 vite.

Mosha mediane e popullsisë në vendin tonë po rritet me ritme te shpejta nga viti në vit duke sinjalizuar plakjen e popullsisë. Përgjatë një viti mosha e mediane për të dy gjinitë gati u rrit me një vit, ndërsa në 10 vitet e fundit për gratë u rrit me 4.6 vite dhe për burrat me 5.5 vite.

Mosha mediane për popullsinë gjithsej arriti në 38.2 vite me një janar 2022, në raport me 37.6 vite më 2021. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vite.

Në vitet e në vijim mosha mediane e popullsisë pritet të shënojë rritje të shpejtë për shkak të rënies së numrit të lindjeve. Pakësimi i lindjeve dhe popullsisë së re ne moshë do të anojë raportet e moshës mediane në favor të popullsisë më të vjetër në moshë.

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Në 1 janar 2022 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua krahasuar me 1 janar 2021: nga 24,2 % në 24,0 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Sipas projeksioneve të publikuara nga INSTAT, popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.

Ndër shtetet europiane, Monako ka moshën mediane më të lartë, ku sipas një artikulli të World Economic Forum është 53.1 vite.

Në botë, vendet me moshën më të lartë mediane pas Monakos janë: Japonia me 47.3 vite, Gjermania me 47.1 vite, Italia me 45.5 vite dhe Sllovenia me 44.5 vite.

Europa është kontinenti me përqindjen më të lartë të të moshuarve, me 18% të popullsisë mbi 65 vjeç përkundrejt 16% të popullsisë nën moshën 15 vjeç. Në botë, ky raport është 9% e popullsisë mbi 65 vjeç dhe 26% e saj janë nën 15 vjeç. Pas Europës, kontinenti i Amerikës së Veriut renditet i dyti për sa i përket moshës mediane prej 35 vitesh.

Afrika është kontinenti me moshën më të re. Në Afrikë, thuajse 41% e popullsisë janë nën 15 vjeç dhe 3% mbi 65 vjeç. Mosha mediane në kontinentin afrikan është 18 vjeç dhe shteti më i ri i globit është Nigeria me moshë mediane 15.4 vjeç./Monitor/

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al