• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po zbrazet, më shumë të larguar gjatë vitit 2023 janë punonjësit e shtetit

10/10/2023
Shqipëria po zbrazet, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Numri total i të punësuarve në Shqipëri këtë vit ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, në një kohë që janë punonjësit e administratës publike që kanë lënë më shumë vendin. Të pyetura mbi numrin e të punësuarve nga ana e Bankës së Shqipërisë, familjet e intervistuara kanë raportuar rënie në gjysmën e parë të këtij viti, por veçanërisht krahasuar me një vit më parë.

Përgjigjet kanë zbardhur se numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi/vetëpunësimi në sektor shtetëror, privat dhe/ose burime të tjera, ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar (me 0.7%) dhe krahasuar me një vit më parë (me 2.2%), më e theksuar në rastin e të punësuarve në sektorin shtetëror dhe të atyre që përfitojnë asistencë sociale. Duke e fokusuar analizën vetëm në pjesën e të punësuarve të kampionit të vrojtuar, numri total i tyre ka shënuar rënie me 1.2% në terma gjashtëmujorë dhe me 4.5% në terma vjetorë. Këtu janë përfshirë vetëm të punësuarit në sektorët shtetëror, privat (bujqësor dhe jobujqësor) dhe të vetëpunësuar (në sektor bujqësor dhe jobujqësor). Në terma vjetorë, rënia ka ardhur nga të tre sektorët, por më e theksuar në sektorin shtetëror (me 16%), konkludon Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, numri i atyre që sigurojnë të ardhura nga emigracioni ka shënuar një rritje me 17.6% krahasuar me një vit më parë, tregues që konfirmon tendencën e fortë të largimit të të punësuarve. Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) ka rezultuar 13% (ose gjithsej 135 familje), duke shënuar një rritje të lehtë me rreth 1 pp gjatë periudhës krahasuar me një vit më parë. Në këtë grup familjesh, rreth 64% e tyre deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat nga kursimet (depozita, bono thesari etj.), ndërsa rreth 23% deklarojnë të ardhura nga ‘qiradhënia e pronave’.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al