• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po zbrazet, ulet frikshëm numri i studentëve, Universiteti i Gjirokastrës në rrezik

03/10/2023
Viti i ri akademik në Gjirokastër, pse s’ka vend për entuziazëm

Shifrat zyrtare mbi arsimin e lartë referuar “Institutit të Statistikave” tregojnë se universitet po boshatisen nga viti në vit. Në vitin akademik 2022-2023 u regjistruan gjithsej në arsimin e lartë 121,352 studentë në të gjitha programet e studimit. Krahasuar me vitin 2021 ky tregues ka shënuar një rënie me rreth 2%. Edhe pse akoma nuk ka shifra zyrtare mbi vitin e ri akademik 2023-2024, sipas njoftimit nga Ministria e Arsimi këtë vit janë ulur në auditore për herë të parë rreth 20 mijë studentë.

Megjithatë le të analizojmë tendencën e regjistrimeve ndër vite për të patur një panoramë sa më të qartë.Referuar të dhënave të INSTAT që nga viti 2016-të, viti i fundit për të cilin disponohen shifra, deri në vitin 2022, tendenca paraqitet rënëse dhe nisur nga ritmi mund të themi se rënia ka qenë progresive. Rreth 96 mijë studentë të programit bachelor regjistroheshin në vitin 2016-të, ndërkohë që në vitin 2022 ky tregues është rreth 71 mijë.

Por si paraqiten të dhënat për universitetet private? Sipas të dhënave vërehet një rritje e numrit të regjistrimeve në arsimin e lartë privat që nga viti akademik 2016-2017. Në arsimin e lartë privat janë regjistruar vitin e kaluar 15,793 studentë nga 15,388 studentë në vitin 2021. Ndërkohë, kjo shifër për vitin 2016 regjistrohej në rreth 14 mijë studentë.

Biznesi, administrimi dhe ligji vijojnë të jenë të preferuarat e studentëve pasi kanë patur edhe numrin më të lartë të regjistrimeve në vitin akademik që lamë pas me 30,713 studentë. Inxhinieria dhe shëndetësia po ashtu duket se vazhdojnë të tërheqin studentë, pasuar nga degët të cilat lidhen me teknologjinë e informacionit. Nga ana tjetër, degët më pak të prefruara dhe që kanë numrin më të ulët të regjistrimeve janë bujqësia dhe shkencat ekzakte, ku këto të fundit kanë prekur minimumin e regjistrimeve për vitin e ri akademik 2023-2024.

‘Scan Intel’ ka analizuar gjithshtu të dhënat sa i përket studentëve të regjistruar për çdo fakultet në arsimin publik. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës kanë shënuar numrin më të lartë të regjistrimeve për vitin që lamë pas, pasuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Alarmante paraqiten shifrat sa i përket Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, i cili vitin e kaluar ka regjistruar gjithsej vetëm 609-të regjistrime.

Kjo mund të jetë e ndikuar edhe nga faktorët demografikë. Le të rikujtojmë shifrat e INSTAT të cilat flasin për një plakje të popullsisë në këtë qark dhe gjithashtu për një rënie drastike të numrit të lindjeve. Por jo vetëm në këtë qark ka ndikuar ky faktor. Emigrimi dhe faktorët demografikë padyshim kanë ndikuar ndikuar në rënien e numrit të regjistrimeve.
Le të përmendim se kjo rënie e numrit të regjistrimeve do të shoqërohet me rënie të pagesave të tarifave, gjë që patjetër do të reflektohet edhe në rënien e të ardhurave të universiteteve të cilat mbulojnë pagesat e stafit.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al