• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët po ikin në Gjermani, dyfishohen lejet e qëndrimit në dy vitet e fundit (Shifrat tronditëse)

20/01/2021
Shqiptarët po ikin në Gjermani, dyfishohen lejet e qëndrimit në dy vitet e fundit (Shifrat tronditëse)

Gjermania po shndërrohet në një trend të ri emigrimi për shqiptarët e të gjitha shtresave, por sidomos ato më aftësi. Të dhënat e Eurostat treguan se, përgjatë viteve 2017-2019 lejet e qëndrimit për shqiptarët në Gjermani u dyfishuan. Stoku i lejeve të qëndrimit në Gjermani në vitin 2019 arriti në 42 mijë e 600 mijë persona nga rreth 24 mijë leje që ishin në vitin 2017. Në vitin 2011 në Gjermani ishin dhënë vetëm 8152 leje qëndrimi për shqiptarët. Lejet në rritje u nxiten nga trendi i ri i azilit për arsye ekonomike pas vitit 2015. Në vitin 2016 rreth 67 mijë shqiptare u regjistruan si azilkërkues në BE shumica e të cilëve ishin në Gjermani.

Qendra për studime Ekonomike dhe Sociale në Shqipëri në një anketë të fundit për emigracionin e aftësive (studentët ) ka gjetur se trendi i ri emigracionit është Gjermania.

Niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e social, mundësia e punësimit për personat me edukim universitar dhe të kualifikuar, cilësia e lartë e edukimit terciar, kosto e ulët e tarifave universitare, ekzistenca e një komuniteti shqiptar në rritje të shpejtë, janë disa nga faktorët që shpjegojnë zhvendosjen e kurbës nga Italia te Gjermania, thotë profesor Ilir Gëdeshi që prej vitesh studion tiparet dhe tendencat e emigracionit. Sipas tij, ky perceptim i Gjermanisë, si një vend shumë i përparuar dhe që ofron mbështetje të mirë sociale, u rrit veçanërisht pas krizës ekonomike globale (2008) dhe krizës së refugjatëve (2015).

Gjatë viteve 2013–2018 thuajse 83.000 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani (dhe më pas u rikthyen). Arbeni, një student në Gjermani, tregon arsyet e kësaj preference: “Gjermania preferohet sepse universitetet i ka të një cilësie të lartë dhe thuajse falas. Unë për 6 muaj paguaj 150 euro, ndërkohë që Franca i ka deri në 2 mijë euro për një semestër. Veç kësaj Gjermania për momentin është lideri i Bashkimit Europian dhe ka mundësi më të mira punësimi. Gjermania, do të thosha, tani është bërë si vendi kryesor për shqiptarët për të studiuar.”

Kjo dëshirë e studentëve shqiptarë për të studiuar në Gjermani reflektohet edhe në mësimin e gjuhës gjermane. Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri kanë filluar të mësojnë gjuhën gjermane në shkollë ose në kurse private. Pranvera, një mësuese me eksperiencë në një shkollë të mesme private në Korçë, shprehet: “Në qoftë se do të krahasojmë me 3–4 vite më parë është rritur preferenca e nxënësve për të studiuar në Gjermani. Tani edhe në shkollë gjuha italiane thuajse po zëvendësohet me gjermanishten. Në shkollë ne kemi pasur gjuhën angleze dhe italiane”.

Sipas Eurostat, për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 nga vendet e Bashkimit Europian rreth 868 mijë leje qëndrimi, duke u renditur e gjashta në botë për numrin e lejeve, pas Marokut (2.0 milionë), Turqisë (1.9 milionë), Ukrainës (1.3 milionë) dhe Kinës (përfshirë Hong Kongun; 1.0 milionë), Sirisë (974 000). Ndërsa në raport me popullsinë, vendi renditej i pari në botë.

Lexo edhe këtë: Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE, e para në raport me popullsinë

Sipas të dhënave të Eurostat, 48% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash. Në vend të dytë është Greqia, me 43%, ose 371 mijë persona. Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë lejë qëndrimi, ose 5% të totalit. Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona, ose 1.3% të totalit. Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë./B.Hoxha/MONITOR

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al