I afërmi i 59-vjeçarit grek i cili u përplas për vdekje nga makina e një emigranti shqiptar ditën e 1 majit, ka thënë për protothema.gr se viktima bashkë me bashkëshorten, e i cila shpëtoi vdekjes ishin nisur ditën e aksidentit tragjik për një dasmë.
“Vdekja e Kostas ishte e tmerrshme. Ai ndaloi në autostradë për të folur në telefon me një mik të familjes dhe më pas ndodhi tragjedia. Ai u vra në sy të gruas së tij, e cila për fat të morë shpëtoi. Nuk i thamë që në fillim që Kostas vdiq sepse ishte tronditur nga ngjarja. Kur njerëzit tanë mbërritën në vendin e aksidentit, gjetën gruan e Kostas duke ulëritur e duke qarë nga ajo që pa”, tha një i afërm i familjes për protothema.gr.
Ai tha se çifti po udhëtonte për të shkuar në dasmën e një miku tyre të afërm.
“Udhëtuan nga Athina për të shkuar në një dasmë dhe ngaqë nuk i njihnin rrugët, Kosta ndaloi për të folur në telefon për të folur me dikë që ti japë udhëzime për rrugën”, tha shoku i viktimës.
Si ndodhi aksidenti fatal
59-vjeçari grek kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, por një tjetër makinë e ka përplasur duke e lënë të vdekur.
Sipas mediave greke 59-vjeçari ishte ndalur në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, ndërkohë që makina e drejtuar nga n 26-vjeçari shqiptar i ka shkuar nga pas duke e përplasur, dhe ka lënë të vdekur të moshuarin.
Bashkë me viktimën në makinë ishte dhe bahskëshortja e tij, e cila për fat të mirë nuk ka marrë lëndime.









