E frymëzuar nga solidariteti i madh që treguan shqiptarët me banorët e prekur nga tërmeti, Bashkia Gjirokastër ka nisur të mbledhë fonde edhe për një familje në “Dunavat”, banesa e së cilës u përfshi nga flakët dy ditë më parë. Në faqen në Facebook, bashkia ka publikuar njoftimin si më poshtë.
👉Bashkia Gjirokastër për t’iu gjendur pranë familjeve Dritan dhe Fatos Topulli, banesa e të cilëve, u dogj dy ditë më parë, fton të gjithë të interesuarit; institucionet publike, bizneset dhe individët që dëshirojnë të kontribojnë për ringritjen e kësaj banese, monument kulture, që kontributet e tyre t’i derdhin në numrin e llogarisë
Le t’iu gjendemi pranë bashkëqytetarëve tanë!🙏 AL86202610010000000040538560 Raiffeisen Bank
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë apo jo solidaritet me këtë familje, e cila mbeti në qiell të hapur në mes të dimrit.
©argjiroja.net