Një 35-vjecar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi në vendin e quajtur ”Vilë Bogas”, Sarandë, pasi duke udhëtuar me automjetin tip ”Volksëagen” ka goditur 3 krerë bagëti të imta (dele).
Në pranga ka rënë 35-vjecari Erjon Ademi, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar me ndihmën e aparatit ”DRAGER” ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.