• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

30/06/2025
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, sipas të cilës aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë të bashkisë Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës në Bulqizë.
“Jemi tërësisht të angazhuar në terren me mjetet dhe forcat tona, përfshirë edhe mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme. Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve”, njofton Ministria.
Situata e zjarreve në rang vendi
Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC,  deri në orën 20:00 janë raportuar 22 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar  20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
– Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.
– Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.
– Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.
– Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.
– Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.
– Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.
– Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.
– Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.
– Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.
– Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.
– Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
– Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.
– Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.
– Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.
– Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë
– Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos
– Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.
– Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz
– Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë  me  nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë  për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.
– Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë,  të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Related Posts

Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!
Kryesore

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çmimet Oscar largohen nga ABC, YouTube merr transmetimin global nga viti 2029

20/12/2025
Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al