• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shuhet në moshën 86-vjeçare studiuesi i njohur Agron Fico, profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve

02/06/2020
Shuhet në moshën 86-vjeçare studiuesi i njohur Agron Fico, profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve

Shuhet në moshën 86-vjeçare albanologu dhe studiuesi i njohur Agron Fico. Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkenca, teksa vlerëson maksimalisht figurën e Ficos, për kontributin e vyer të dhënë në trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar. Ai njihet ndryshe si “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”, pasi bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston.

Kush ishte Agron Fico? Studiuesi Agron Fico është i pari studiues që, pas një pune këmbëngulëse dhe plot pasion, arriti të këshillojë koleksionin e famshëm Parry-Lord që ruhet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit, që përmban mbi 60 këngë epike historike dhe legjendare kënduar nga rapsodë bilingë, shqip e serbokroatisht, mbledhur gjatë dy ekspeditave të homerologëve të famshëm amerikanë Milman Parry dhe Albert Lord në Shqipërinë e Veriut dhe në Sanxhak e Novi Pazar.

Veprimtaria studimore dhe ajo universitare janë të pandara në jetën e prof. Agron Ficos. Përveç Universitetit të Tiranës, ai jo vetëm ligjëroi, por dhe bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston. Prandaj ai është quajtur me të drejtë “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Për meritat e tij të rralla Agron Fico është nderuar me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike. Emri i tij gjendet midis emrave të profesorëve më të shquar universitarë amerikanë në leksikonin “Who’s Who Among American’s Teachers” (bot. 2000). Në dekadat e fundme ai ishte nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Ai është nderuar me titullin “doctor honoris causa” prej Universitetit “Eqrem Çabej” dhe ishte qytetar nderi i Gjirokastrës.

Disa nga veprat e prof. Agron Ficos:
“Profesor në tre kontinente” (SHBA 2004);
“Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006);
“Rilindja e Shqipërisë etnike” (Tiranë 2009);
“Beautiful America” (Tiranë 2014);
“Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016).

Tekste shkollore dhe universitare për të huajt:
“Gjuha shqipe”, metodë për studentët amerikanë;
“Unë flas shqip”, metodë e gjuhës shqipe për të huaj;
“Metodë e gjuhës shqipe”, I-IV, tekst për studentët kinezë;
“Histori e Shqipërisë”, tekst për studentët amerikanë.

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe nis arratinë në krye

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti, Besa & Burreli

23/12/2025
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Statistikat/ Blutë vuajnë në transfertë, ndeshjet në shtëpi pikë e fortë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al