Gjatë fjalës në ceremoninë e inagurimit të Pazarit Historik të Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama përmendi ndër të tjera edhe ndërtimin e një rruge alternative, për të shmangur qarkullimin e makinave në zonën muzeale.
“Turistët janë të shqetësuar nga automjetet në Pazar, pa llogaritur dëmin që shkaktojnë mbi investime. Së shpejti do të nisë investimi për rrugën alternative, ashtu sikundër besoj që shumë shpejt nuk mund të shohim rezultate konkrete të ndërhyrjeve edhe jashtë kufirit të qytetit”, tha Rama, pa dhënë më tepër detaje rreth këtij projekti.
Restaurimi i ansamblit të Pazarit Karakteristik në Gjirokastër u nis dy vite më parë, në fund të shtatorit 2016. Projekti i plotë që përfshin mbështetje të vazhdueshme për bizneset dhe promovimin e zonës arrin vlerën e 3.5 milion dollarë.
© ArgjiroLajm.net