• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si i përgjon Europa qytetarët?

10/11/2022
Si i përgjon Europa qytetarët?

Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që shërbimi i SHBA-së i lajmeve të shkurtra, Twitter, t’i përmbahet rregullave të Bashkimit Europian. Por, kur qeveritë europiane shpërdorojnë softwaret e spiunazhit, institucionet e Brukselit nuk interesohen fare, kritikon raportuesja e të ashtuquajturit Komiteti Pega të Parlamentit Europian, deputetja europiane nga Holanda, Sophie in ‘t Veld. Ndërkohë që të drejtat demokratike rrezikohen seriozisht, kur shumë vende anëtare të BE-së përdorin pa kontroll Pegasuas-in dhe software të tjera të ngjashme dhe përgjojnë kritikët e qeverisë, gazetarët dhe opozitarët nën mburojën e sigurisë kombëtare.

Softwaret e spiunazhit janë aferë europiane

“Shpërdorimi është aferë e gjithë Europës,” thuhet në raportin e papërfunduar të Komisionit hetimor, të prezantuar ditën e martë (08.11) nga Sophie in ‘t Veld. “Vendet anëtare kanë përdorur software përgjimi kundër qytetarëve të tyre, për arsye politike si dhe për të fshehur korrupsionin dhe aktivitetet kriminele.” Meqenëse asnjë nga autoritetet kombëtare nuk ka qenë i gatshëm t’i japë Parlamentit të BE-së informacione konkrete, raporti bazohet vetëm në burime të hapura për publikun.

Megjithatë mendon Komiteti, janë mbledhur shumë fakte. “Po të ketë enigma 1000 të panjohura, ne kemi në duar 900 prej tyre,” thotë Sophie in ‘t Veld. Mund të thuhet se të gjitha vendet europiane kanë blerë software spiunazhi dhe disa prej tyre kanë bërë me to edhe tregti përfituese. “Qipro dhe Bullgaria janë kthyer në qendrat e eksportit, Irlanda ofron software për të rregulluar taksat. Kurse Luksemburgu është qendra financiare për shumë lojtarë nga vendet prodhuese.” I ashtuquajturi Wiretapper’s Ball, një mbrëmje vallëzimi që organizohet çdo vit nga kjo industri, zhvillohet në Pragë kurse Malta vlerësohet nga protagonistët si vend i preferuar qëndrimi.

Shembulli më i njohur është firma izraelite NSO, e cila prodhon softwar-in e spiunazhit Pegasus, një software që shkaktoi skandal politik në Greqi. Sipërmarrja ka filiale në Qipro dhe Bullgari dhe i ka kryer aktivitetet financiare nëpërmjet Luksemburgut. Ajo ka përfituar nga tregu i brendshëm dhe liria e lëvizjes brenda BE-së. Shitja e software-ve bëhet me qëllim në mënyrë jo trasparente dhe strukturat e firmës janë komplekse, thuhet në raportin e sapoprezantuar- por “biznesi është në lulëzim dhe me përfitim të madh”.

Greqia, Hungaria, Polonia – dyshimet nuk largohen

Viktima më e njohur e përgjimit të politikanëve të opozitës dhe gazetarëve në Greqi, është kryetari i socialdemokratëve të Pasok-ut, dhe deputeti europian Nikos Androulakis. Celulari i tij ishte infektuar me software-in e përgjimit, Predator.

Ndërkohë listat e njerëzve që mendohet të jenë prekur bëhet gjithnjë e më e gjatë. Së fundi kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti edhe një herë se nuk ka të bëjë me fajësimet e fundit. “Është turp të pretendosh se kryeministri ka përgjuar ministrat e tij,” tha ai për televizionin ANT1.

Por Nikos Marantzidis, ekspert i mediave në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, thotë se kryeministri është përgjegjës: “Në fillim ai tha se çdo gjë bëhet sipas ligjit, kurse tani thotë se ka arritur t’i mënjanojë problemet që ka pasur me Pegasusin dhe Predatorin. Është e pamundur t’i besosh gjithë deklaratat.”

Por më e keqja është se afera ka tronditur besimin e shumë grekërve tek kushtetueshmëria demokratike e vendit: “Shumë vetë janë shokuar, sepse jemi duke u futur sërish në një fazë autoritare”. Ndërkohë qeveria greke kërkon të ndalojë shitjen e software-ve të tillë të spiunazhit.

Raporti i Parlamentit Europian merret me hollësi edhe me qeveritë e Budapestit dhe Varshavës. Hungaria ka qenë një nga vendet e para të përzier me skandalin europian të përgjimit. Sipas njoftimeve të organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International, atje janë përgjuar mbi 300 aktivistë politikanë, gazetarë, avokatë dhe të tjerë. “Përdorimi i Pegasusit duket të jetë pjesë e një strategjie të menduar mirë për shkatërrimin e shtypit dhe lirisë së mendimit nga qeveria (hungareze)”, thuhet përveç kësaj në raport.

Polonia ka zgjeruar qysh vitin e kaluar mundësitë ligjore pë të bërë përgjime gati të pakufizuara. “Të drejtat e viktimave janë minimalizuar dhe mjetet juridike për të luftuar përgjimin janë bërë praktikisht të parëndësishme,” thotë raporti hetimor. Partitë qeveritare kanë çdo gjë nën kontroll dhe viktimat nuk kanë ku të shkojnë për të kërkuar të drejtat.

Nevojiten rregulla të reja dhe kontrolle ndaj teknologjive të përgjimit

Amnesty International ka mbledhur ndërkohë 100 mijë firma për një peticion drejtuar Kombeve të Bashkuara, ku kërkohet ndalimi i shitjes dhe shpërndarjes së software-ve të spiunazhit. “Është urgjentisht e domosdoshme, që të mbrohen më mirë të drejtat e njeriut gjatë eksportimit të teknologjive të përgjimit,” shkruan drejtoresha e Amnestisë, Agnès Callamard. “Ne jemi duke përjetuar një krizë globale të softawareve të përgjimit, ku sulmet e qëllimshme që bëhen kundër sferës private të gazetarëve, aktivistëve dhe avokatëve përdoren për t’i detyruar ata që të mbyllin gojën dhe për t’u ngjallur frikën.” Anëtarët e OKB-së nuk duhet të përdorin ose tolerojnë më softwaret si instrumente shtypëse.

Një ndalim të përkohshëm kërkon edhe raportuesja e Komitetit Pega të Parlamentit Europian. Përveç kësaj Sophie in ‘t Veld kërkon që të gjitha akuzat të hetohen deri në fund nga Interpoli më mirë, si dhe zëvendësimin e kuadrit për përdorimin legal dhe licencat e eksportimit të software-ve të përgjimit për të cilat ka dyshime. Deputetja pranon vetë se nuk ekziston asnjë mekanizëm për zbatimin e rregullave të reja./DW

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al