Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka qenë i ftuar këtë të enjte në emisionin RUDINA ku ai ka treguar fëmijërinë e tij si fëmijë oficeri në ishullin e izoluar ushtarak të Sazanit. Sot ai drejton qytetin që dikur e shihte përmes detit dhe të cilin e lidhte me ishullin vetëm një anije njëherë në ditë.