E ftuar në “Ora Sport” Edlira Jaupaj drejtoreshë e burimeve njerëzore në FSHF-së sqaroi se si mund të sigurohet një biletë për finalen e madhe të ‘Conference League’ në Tiranë.
Ajo tha se bileta variojnë nga 30 euro deri në 125 euro për tifozët dhe bëri me dije s ecmimet e tyre vendosen nga UEFA.
Jaupaj:Bileta variojnë nga 30 euro deri në 125 euro për tifozët. Çmimet nuk i vendosim. Të dyja tifozeritë kanë nga 4 mijë vende, ndërsa 8 mijë do t’i shpërndahet publikut që mund të jetë vendas ose i huaj. Por prioritet kanë shqiptarët deri në një farë datë.
Shqiptarët duhet të futen në një link te UEFA-s dhe aty aplikohet. Do të bëhet një short dhe do të dalin emrat e fituesve. Biletat nuk gjenden në tregun e zi, pasi është me emër mbiemër dhe ID.