Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero u është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga publiku, gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Open” në lidhje me koronavirusin.
Njëra nga pyetjet ishte: Në qoftë se pi duhan, a jam më i rriskuar?
-Faktet janë kokëforte në Kinë. Janë 76% e të prekurve meshkuj, të cilët shumica pinë duhan. Duhani është faktor i rëndësishëm në komplikim e sëmundjes.
Një tjetër pyetje ishte:
A është dezinfektues i mirë rakia?
-Unë do të këshilloja alkoolin xhel, apo alkoolin dezinfektues në farmaci. Kjo sepse alkooli i farmacisë ka një forcë prej 60% dhe nuk e lë virusin të zhvillohet, ose e mund për pak minuta. Pas kësaj të lani duart me ujë dhe sapun.