Prej mëngjesit të së mërkurës, Tirana është mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius.
Këto grimca të pluhurit saharian, siç shpjegojnë ekspertët, kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht.
Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.
Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë. Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë, si Malta, Greqia dhe Italia e jugut.