• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si rrallëherë, Aurela Gaçe reagon publikisht për Mirin në BBV, çfarë fjalësh dedikoi ajo?

10/04/2026
Si rrallëherë, Aurela Gaçe reagon publikisht për Mirin në BBV, çfarë fjalësh dedikoi ajo?

Rrugëtimi i Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” po shkon drejt finales dhe emocionet rreth tij po shtohen çdo ditë e më shumë. Ndërkohë që gara po hyn në fazën vendimtare, mbështetja nga miqtë dhe figura të njohura të muzikës shqiptare po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Së fundmi, ka qenë këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ajo që ka thyer heshtjen me një reagim publik mjaft emocional, duke i kushtuar një mesazh të ndjerë mikut të saj, Mirit.

Ajo shpjegon se përgjatë viteve ka zgjedhur të mos komentojë publikisht pjesëmarrjen e kolegëve të saj në formate reality show, për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe energjisë negative që shpesh shoqëron këto programe. Megjithatë, për Mirin, ajo ka bërë një përjashtim të veçantë, duke rikthyer në vëmendje edhe historinë e “West Side Family” dhe të ndjerin Dr. Flori.

Në mesazhin e saj, Aurela shkruan:

“Ata ishin 3 @westsidefamilyofficial dhe vazhdojnë të jenë në zemrat e atyre që i deshën e i duan për artin e për emocionet që shkaktuan. Prej disa muajsh @miri_westsidefamily mori një vendim për t’u bërë pjesë e BBVA. Në fakt unë personalisht kam pasur shumë miq e shokë e bashkëpunëtorë pjesë e BBVA. E asnjëherë nuk kam marrë përsipër të komentoj askënd nga bashkëpunëtorët që vendosin të bëhen pjesë e formateve që shpesh bëhen shkak për një gjuhë urrejtjeje. Energji që nuk dua t’a afroj e as t’a prodhoj.”

Pavarësisht distancës së saj nga komentet për dinamikat e programit, këngëtarja thekson mbështetjen për qëllimin e Mirit brenda formatit dhe rrugëtimin e tij personal.

Në mbyllje të mesazhit, ajo i uron sukses dhe dashuri, duke sjellë në kujtesë edhe fjalët e Dr. Florit:

“Rrugëtimit të Mirit po i vjen fundi e dua vetëm t’i uroj të ketë marrë e të marrë më vonë frytet e arsyes e qëllimit që ai kishte kur vendosi të bëhej pjesë e këtij formati. Në fund ka vetëm një fitues. Por jeta shkon siç e thoshte në këngë edhe Dr. Flori, ndaj në fund të ditës, secili, e për Mirin, mikun tonë, uroj të marrë dashuri e vetëm dashuri.”

Related Posts

Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së saj të parë?
Paparazzi

Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së saj të parë?

10/04/2026
Një dasmë së shpejti? Kida: Babi im nuk më…
Paparazzi

Një dasmë së shpejti? Kida: Babi im nuk më…

10/04/2026
Roberti dhe Nora kthehen sërish bashkë?
Paparazzi

Roberti dhe Nora kthehen sërish bashkë?

10/04/2026
Zendaya dhe Sydney Sweeney në konflikt? Çfarë po ndodh mes tyre?
Paparazzi

Zendaya dhe Sydney Sweeney në konflikt? Çfarë po ndodh mes tyre?

10/04/2026
Nga humbja e nënës te sfidat familjare: rrëfimi emocional i Ivanka Trump
Paparazzi

Nga humbja e nënës te sfidat familjare: rrëfimi emocional i Ivanka Trump

10/04/2026
Romário ndahet nga partnerja e re pas akuzave për tradhti!
Paparazzi

Romário ndahet nga partnerja e re pas akuzave për tradhti!

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së saj të parë?

Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së saj të parë?

10/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al