• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si u mashtrua tepelensi duke i dhënë 60 mijë euro, flet i fejuari i Amarilda Lekës

18/11/2019
Si u mashtrua tepelensi duke i dhënë 60 mijë euro, flet i fejuari i Amarilda Lekës

I fejuari i Amarilda Lekës, juristes që mashtronte të afërmit e të dënuarve dhe duke u shtirur si jurist u premtonte atyre lirinë në këmbim të shumave të majme parash ka treguar së fundmi se si është njohur me 30-vjeçaren.

I marrë në pyetje nga Prokuroria, personi me inicialet J.G., ka rrëfyer se Lekën e ka njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ‘juristja’ i është prezantuar si gjyqtare pranë Krimeve të Rënda.

Në dëshminë e publikuar nga Panorama, i fejuari i ‘juristes’ rrëfen se 30-vjeçarja e lënë tashmë në burg për mashtrim, ka marrë ‘në qafë’ edhe babain e një miku të tij. Ndër të tjera ai tregon se Leka i ka treguar se shkollën e ka mbaruar në Amerikë dhe se ka pasur gjithmonë njerëz me pushtet rreth saj.

Në dosjen e Prokurorisë në ngarkim të shtetases, Amarilda Leka, e cila është arrestuar për mashtrim, pasi akuzohet se i ka marrë një personi 60 mijë euro, është marrë edhe dëshmia e të fejuarit të saj.

J.G, ka deklaruar gjithashtu edhe një rast, ku një shok i tij i ka kërkuar ndihmë Lekës, duke u shprehur se një miku i të atit kishte një hall.

“Kam një mikun e babait që ka një hall. Të lutem bisedo ta ndihmosh”– Mësohet të ketë thënë shtetasi A.M (shoku i të dashurit) në një kafe në rrugë ‘Myslym Shyri” në Tiranë.

“Do shoh çfarë do bëj. Por, ma sill ta takoj”- mësohet t’i jetë përgjigjur Leka. Ky komunikim ka mjaftuar për ‘juristen’ që të krijonte lidhjet me shtetasin B. Zeneli, i cilit i ka dhënë asaj rreth 60 mijë euro për ta “ndihmuar” për nxjerrjen e kunatit nga burgu.

Ndërkohë pas dy takimeve me shtetasin B.Zeneli, Amarilda i ka thënë të dashurit të saj që: “Do t’ia kryej porosinë B…, pasi në lokal kur pimë kafe herën e fundit, më ka dhënë 45 mijë euro dhe këto euro ja dhashë dikujt, një personi me pushtet.”

I dashuri i Lekës tregon në dëshmi se ajo ia ka thënë edhe emrin e këtij personi me pushtet por që atij nuk i kujtohet.

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë sot masën e sigurisë për Amarilda Lekën, duke e lënë atë me “arrest në burg”. Amarilda Leka u arrestua pak ditë më parë pasi akuzohet se mashtroi të afërmin e një vrasësi duke i marrë 50 mijë euro. Në këmbim ajo premtoi se të dënuarin me 30 vite burg për vrasje, me iniciale A.M,do e lironte.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025
Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al