Gjatë “Foltores” në Sarandë, Sali Berisha tha ndër të tjera se minoritarët grekë në vendin tonë kanë qenë një nga kategoritë më të përndjekura nga ish Sigurimi i Shtetit në kohën e diktataturës.
Ai solli në vëmendje disa dëshmi kur kishte qenë njëherë në Koshovicë me Spiro Kserën.
“Kam qenë njehërë me Spiro Kserën në Koshovicë. Të dëgjoje ata njerëzit me barbaritë e tmerrshme që janë kryer ndaj tyre. Ai regjim lartësonte ndonjë prej tyre, por të tjerët (minoritarët) i përndiqte si mos më keq”, tha Berisha. ©argjiroja.net









