• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Simbolika e 7 Marsit dhe Pandeli Sotiri, mësuesi patriot nga Gjirokastra që drejtoi Mësonjëtoren e parë shqipe

07/03/2018
Simbolika e 7 Marsit dhe Pandeli Sotiri, mësuesi patriot nga Gjirokastra që drejtoi Mësonjëtoren e parë shqipe

Figura e mësuesit nderohet dhe adhurohet që nga kohët e lashta antike greke. Aleksandri i Madh thoshte se më shumë kam detyrime ndaj mësuesit tim Aristotelit, sesa ndaj prindit tim Filipit. Ndërsa shkrimtari i madh Viktor Hygo arsimin e vlerësonte deri në shkallën më të lartë kur thoshte: “Mësuesi bën njeriun.”

Historiku i ditës së mësuesit

Plot 131 vjet më parë, më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjtorja e parë shqipe. Që nga kjo ditë, “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë, duke bërë kështu që çdo 7 Mars të nderohen kontribuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar.

Mësonjëtorja e parë

Mësonjëtorja e parë filloi punën me 7 mars 1887, në shtëpinë e Diamand Tërpos. Drejtor i parë i saj u zgjodh aktivisti dhe punëtori i palodhur për arsimin në gjuhën shqipe Pandeli Sotiri, i cili njëherë ishte edhe mësuesi i par i kësaj shkolle. Kjo shkollë në fillim punën e nisi me 35 nxënës. Hapja e shkollës me mësim në gjuhën shqipe shënoi një ngjarje dhe fitore të madhe për gjithë lëvizjen kombëtare.

Shkolla kishte një klasë përgatitore dhe katër klasë të rregullta. Mësimi jepej falas. Aty zhvilloheshin lëndët: shkrim dhe këndim, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, mësimi natyror, etj. Ndërsa më vonë filluan të mësohen edhe gjuhë të huaja, si turqishtja, frëngjishtja, dhe greqishtja. Mësonjëtorja e Parë e gjuhës shqipe në Korçë funksionoi vetëm për 15 vjet.

Drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Ai lindi në fshatin Seleckë të Gjirokastrës. Pas mbarimit të shkollës fillore në gjuhën greke, vazhdoi shkollën normale greke në Qestorat. Gjuhën amtare e mësoi nga patrioti i dëgjuar Koto Hoxhi. Studimet e mjekësisë i vazhdoi në Vjenë. Ishte drejtor dhe mësues në shkollën e parë kombëtare “Mësonjëtorja e Parë e Korçës”, drejtor i revistave “Dituria” dhe anëtar i Kryesisë së “ Shoqërisë së Stambollit”. Me ndihmën e tij u formuan edhe degët në Bukuresht dhe Egjipt. Vdiq në rrethana misterioze në Stamboll. Disa të dhëna na bëjnë me dije se bashkëshortja e tij e cila ishte greke, me ndihmën e disa pushtetarëve grek dhe të një prifti po ashtu grek e kishin helmuar.

Gjurmët e hershme të shkollës shqipe

Edhe pse është zyrtarizuar se shkolla e parë shqipe daton në vitin 1887 në Korçë me kërkimet e reja është zbuluar se shkolla shqipe ka pasur edhe shumë shekuj më pare, por këto shkolla kanë qenë të hapur në oborret e kishave. Shkolla e parë shqipe daton 405 vjet më parë në Shkodër, ndërsa Shkolla e lartë të paktën 140 vjet më parë po ashtu në Shkodër. Dihet nga historia e arsimit shqip se në Shkodër ka pasur edhe observatorin e parë astronomik në Ballkan.

Related Posts

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al