• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sindikata e Futbollistëve mbështet bojkotin e Superiores

06/08/2020
Sindikata e Futbollistëve mbështet bojkotin e Superiores

Futbollistët shqiptarë mbështesin vendimin e drejtuesve të klubeve të Superiorese për të mos filluar sezonin futbollistik më 12 shtator, derisa qeveria të rishikojë Ligjin për Sportin sipas disa kushteve që kanë vendosur aktorët e futbollit. Sindikata e Futbollistëve, edhe pse e ka cilësuar si të qëllimtë lënien jashtë mbledhjes së sotme nga ku doli ky vendim, është shprehur pozitivisht ndaj vendimit të presidentëve. Në reagimin e saj, theksohet se diçka e tillë ishte e paevitueshme, ndërsa uronte që ky vendim të mos kishte prapaskena politike duke mos pasur futbollin si prioritet.
REAGIMI: Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë u njoh nga mediat sportive mbi vendimin e marrë nga Liga e Futbollit për bojkotimin e kampionatit kombëtar 2020-2021, në rast të mosplotësimit të katër kërkesave të paraqitura nga ana e Ligës. Sigurisht që nuk na pëlqen që futbolli të ndalojë, për asnjë arsye. Por në situatën ku ndodhet futbolli shqiptar, të cilën Sindikata e ka denoncuar herë pas here, ishim të sigurtë se fatkeqsisht kjo ditë do të vinte. Si përfaqësuese e komunitetit të futbollistëve, Sindikata duhej të thirrej dhe të paraqiste opinionin e saj në lidhje me situatën e futbollit në tërësi si dhe per bojkotin e kampionatit në veçanti.
Megjithëse Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është anashkaluar qëllimisht për të mos qënë prezente në takimet ku diskutohet për futbollin, pasi zëri ynë konsiderohet si “Muzikë sipas partiturës në një orkestër te stonuar”, sot ne deklarojmë se: Mbështetim plotësisht vendimin e Ligës për bojkotimin e kampionatit të futbollit pasi kërkesat e Ligës i konsiderojmë legjitime dhe plotësisht të realizueshme. Urojmë dhe besojmë se ky vendim i Ligës nuk ka asnjë konotacion politik pasi në këtë rast këto kërkesa do të harroheshin si “Ëndërrat e një natë vere”. Por edhe në këtë rast do të jemi ne që do ti kujtojmë Ligës angazhimin e tyre të marrë sot për plotësimin e këtyre katër kërkesave. Për aq kohë sa këtë vendim të Ligës e konsiderojmë plotësisht të drejtë, Sindikata do ta mbështetë atë fuqimisht.

Related Posts

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al