• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata më e fundit me zjarret në Shqipëri, 40 Ha të djegur në Gjirokastër

14/07/2017
Situata më e fundit me zjarret në Shqipëri, 40 Ha të djegur në Gjirokastër

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën vëzhgim nga afër përmes specialistëve të saj në qarqe situatën e zjarreve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 10 vatra zjarri në qarkun e Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Korçës.

Forcat zjarrfikëse së bashku me ato të ushtrisë, pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët.

Në operacione janë angazhuar 102 zjarrfikës me 21 mjete, 60 ushtarë, 32 forca vullnetare si dhe helikopterë.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU BERAT

• Në malin “Partizani”, Berat, kanë rënë disa vatra zjarri të cilat u përhapën me shpejtësi edhe nga era e fortë.  Zjarret përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të shuajnë flakët.  Pas ndërhyrjes në orët e para të mëngjesit të një helikopteri është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 40 ha me shkurre. 

QARKU VLORË

• Zjarri i nisur para tre ditësh në malin Mile në Konispoli ka vazhduar edhe gjatë natës dhe vetëm sot në mëngjes vatrat janë shtuar. Forcat dhe mjetet nuk kanë mund të ndërhyjnë nga toka sepse terreni ishte tepër i thyer. Zjarri ka rrezikuar disa banesa. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter zjarri është shuar.

QARKU GJIROKASTËR

• Në fshatin Asim Zeneli, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar.  Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë ndërhyrë dhe pas një pune të vështirë kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë u dogjën 40 ha shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR

• Vazhdon operacioni për shuarjen e zjarrit , në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, Bulqizë, në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pemë ahu. Për të shuar zjarrin zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore, sepse terreni ishte i thyer. Me gjithë punën intensive nuk është arritur që zjarri të shuhet plotësisht. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha më shkurre dhe pemë ahu dhe pishe.

• Zjarri i rënë në fshatin Llapushë, Klos është shuar plotësisht pas një pune të gjatë të zjarrfikësve të Burrelit  me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta.

QARKU LEZHË

• Në fshatin Nënshejt, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha e cila ndodhej pranë një zone të banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 20 ha me shkurre dhe pisha. 

QARKU SHKODËR

• Forca të zjarrfikësve dhe ato të ushtrisë kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për shuarjen e zjarrit të rënë në Postribë, Shkodër. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 50 ha me shkurre dhe pisha.

• Në fshatin Mali Hebaj, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të cilat rrezikonin disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 30 ha me shkurre.

QARKU KORÇË

• Në fshatin Kodras, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 dynym me shkurre dhe pisha. 
QARKU ELBASAN

• Në fshatin Rovje, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 dynym me shkurre dhe disa pisha.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al