Gjirokastra vazhdon të përballet me një situatë emergjente nga përmbytjet e shkaktuara prej motit të keq. Në terren për të parë situatën ka dalë edhe deputeti i qarkut Gjirokastër, Flamur Golemi. Ai ndodhet në zonën e Cepos për të parë nga afër gjendjen e rëndë.
Më herët në një reagim të tij, Golemi u bëri thirrje banorëve të bashkëpunojnë me Emergjenca Civile në çdo rast kur duhet ndihma shtetërore.














