• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata emergjente në Gjirokastër, reagojnë deputetët Çuci e Golemi

30/11/2017
Private: Nesër inagurohet Prefekti i ri i Gjirokastrës, bojkoton Çuçi e Golemi. Merr pjesë vetëm Kumbaro

Për situatën emergjente që po kalon vendi kanë reaguar edhe deputetët e qarkut Gjiroakstër, Bledi Çuçi e Flamur Golemi. Përmes faqeve të tyre në Facebook ata bëjnë thirrje për banorët e qarkut Gjirokastër që të bashkëpunojnë me autoritetet në çdo rast që do të kenë nevojë.

Reagimi i Flamur Golemit.

Vlerësoj gatishmërinë e strukturave shtetërore në Gjirokastër dhe mbarë vendin për përballimin e kësaj situate emergjente që po kalon Shqipëria nga moti i keq. Ju lutem bashkëpunoni në çdo rast Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile. Si deputet i qarkut Gjirokastër po ndjek me vëmendje situatën dhe do të bëj çdo gjë duhet për të ndihmuar këdo që ndodhet në vështirësi. Telefononi sallën operative të Policisë së Shtetit në numrin 112 ose Shtabin e Emergjencave Civile në Gjirokastër në numrin 069 411 0230. Përballë natyrës jemi të pafuqishëm, por nese jemi bashkë dhe mund ta kapërcejmë këtë situatë të pazakontë që po kalon vendi.

Reagimi i Bledi Çuçit

Nisur nga situata e fundit e reshjeve, që, sipas meteorologëve do të përkeqësohet, ju sugjeroj të gjithë banorëve të qarkut Gjirokastër që të bëjnë kujdes, të shmangin rreziqet potenciale dhe lëvizjet e panevojshme, si dhe të ndjekin të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e Emergjencave Civile. Jam informuar se Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka ndërmarrë të gjitha masat që të gjitha strukturat shtetërore të jenë në gjendje të lartë gatishmërie për të përballuar këtë situatë. Nëse përballeni me një problem të rëndësishëm për shkak të reshjeve, merrni në telefon numrin 112 (Salla Operative e Policisë) ose numrin 069 411 0230 (Shtabi i Emergjencave në prefekturën e Gjirokastrës)

 

Related Posts

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)
Kryesore

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

23/03/2026
Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Kryesore

Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit

23/03/2026
Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

23/03/2026
Silvinjo nuk pyet për kartonët, por vendos të rrezikojë. Si pritet të luajë Kombëtarja ndaj Anglisë

Ters për mesfushorin e kombëtares, dëmtohet sërish dhe mbyll sezonin

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al