• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata në Dropull, Tavo thyen heshtjen: Zjarrvënësit po mbrohen nga deputetët e qarkut

12/08/2017
Vangjel Tavo: Dua që dikush nga Gjirokastra të shkruante një libër për mua. Ilir Meta njeriu me më shumë vizion

Një ditë më parë ArgjiroLajm.net publikoi një shkrim lidhur me heshtjen e deputetit Vangjel Tavo, për situatën emergjente të krijuar në fshatrat e Dropullit, për shkak të zjarreve të shumta.

Sot Tavo thyen heshtjen dhe bën reagimin e tij të parë.

Ai hedh akuza të rënda ndaj deputetëve të tjerë të qarkut, kur thotë se “disa zjarrfikës nuk arrestohen për shkak të lidhjeve me ta”.

Ai nuk përmend emra se cilët janë këta këta piromanë dhe nga kush mbrohen.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit të LSI-së.

Mbështetje dhe solidarizim për të gjithë banorët e Dropullit të cilët kanë kaluar ditë të vështira dhe të rrezikshme për shkak të vatrave të zjarrit.

Mirënjohje për punën e vështirë të zjarrfikësve të bashkisë Gjirokastër, strukturave të bashkisë Dropull, forcave të armatosura dhe pilotëve që ndihmuan në shuarjen e zjarreve.

I bëj apel organeve shtetërore ligjzbatuese të marrin masa për ndalimin e personave të cilët po ndezin vatra zjarri në Dropull dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Kam qenë gjatë të gjithë kohës i informuar dhe në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e pushtetit vendor, të gjithë së bashku të përqendruar në shuarjen sa më të shpejtë të vatrave të zjarrit që po rrezikojnë jetën e banorëve. Por tani më duhet të bëj një apel publik sepse po shohim që sapo shuhet një vatër zjarri ndizet një tjetër dhe kjo hedh dyshime për akte të qëllimshme të cilat duhet të ndalohen menjëherë dhe të dënohen.

Për më tepër jam i informuar që disa zjarrvënës nuk ndalohen për shkak të lidhjeve me deputetë të qarkut, dhe në rastet kur ndalohen nga policia e shtetit lërohen menjëherë përmes influencës së këtyre deputetëve të mazhorancës.

Të luftosh me zjarrin është një akt heroik, por të ndezësh vatra zjarri të reja e të rrezikosh shtëpitë dhe jetën e qytetarëve është akt tradhëtie ndaj vendit dhe komunitetit, ndaj i bëj apel organeve ligjzbatuese të ndalojnë e venë përpara drejtësisë cilindo që tenton të rrezikojë jetën, shtëpinë, tokat dhe pronat e çdo qytetari në Dropull dhe mbarë qarkun e Gjirokastrës.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

16/03/2026
Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al