• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Situata nga zjarret, 44 vatra në të gjithë vendin

17/08/2024
Situata nga zjarret, 44 vatra në të gjithë vendin

Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako në një deklaratë për media ka bërë një bilanc për situatën e zjarreve në vend.

Çako tha se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat 34 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje.

Gjatë ditës së sotme, strukturat Operacionale në nivel vendor dhe qendror, mbështetur edhe me ndërhyrje nga ajri nga ekipi rumun janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara.

Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë.

Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.

Vlerësojmë punën e bërë deri tani nga bashkitë e prekura nga zjarret dhe u kërkojmë të angazhohen maksimalisht, të informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, të sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre si dhe të informojnë në kohë Prefektin e Qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me situatat e zjarreve.

I ftojmë gjithashtu të bashkëpunojnë me bashkitë fqinje, duke angazhuar kapacitetet në përballimin e zjarreve.

U kërkojmë autoriteteve lokale, në zbatim të ligjit, të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e situatës nga zjarret.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile do të vijojnë pa ndërprerje ndjekjen e situatës dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sipas rastit.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al