• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“S’ka kush na vjel ullinjtë” – Greqia në krizë për punëtorë, ministri i Emigracionit jep lajmin e mirë për shqiptarët

17/12/2023
“S’ka kush na vjel ullinjtë” – Greqia në krizë për punëtorë, ministri i Emigracionit jep lajmin e mirë për shqiptarët

Epidemia e mungesës së forcës punëtore ka prekur Greqinë fqinje, ashtu si çdo vend i Bashkimit Europian që po vuan plakjen e trurit, por edhe mangësi në tregun punëtorëve të pakualifikuar, në sektorë si bujqësia, peshkimi apo ndërtimi.

Kjo problematikë ka ndezur debate të ashpra edhe në politikën helene, ku ka pasur një përplasje në Parlament mes ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ministrit të Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairides.

Diskutimi mes tyre është ndalur tek Amendamenti i qeverisë për t’i dhënë mundësi punonjësve ilegalë, kryesisht nga vendet e treta për të qëndruar dhe punuar në Greqi.

Ministri Karidis e ka mbrojtur Amendamentin duke argumentuar se pa emigrantët rrezikohet që ullinjtë në parcelat anembanë Greqisë të mos vilen këtë sezon duke i shkaktuar vendit një dëm ekonomik që përllogaritet nga 1 deri në 1.5 miliardë euro.

“Në Ierapetra janë gjysma e serave të vendit dhe në Ilia dhe Mesini. Çdo serë ka nevojë për një punëtor për hektar. Në Ierapetra nevojiten 30 mijë punëtorë. Të tjerë thonë se ekziston rreziku që ullinjtë të mos vilen dhe të humbasim 1-1.5 miliardë euro nga vlera totale e vajit të ullirit prej 3 miliardë eurosh”, theksoi ai.

I kritikuar se Greqia po ndryshon politikën e emigracionit, Karidis e shprehu qartë se qeveria e “Demokracisë së Re” nuk ka ndërmend të tërhiqet nga amendamenti për të legalizuar emigrantët që punojnë në të zezë duke thënë: “Duhet të japim zgjidhje pa ideologji dhe britma”.

Sipas Karidis rregullorja nuk i legalizon emigrantët e paligjshëm por u jep të drejtën e punës.

“Amendamenti ka të bëjë kryesisht me hyrjet e ligjshme. Njerëz të ardhur legalisht. Shqiptarë që erdhën këtu dhe punonin, e për disa arsye u skadoi leja dhe nuk u rinovua. Nuk të jep të drejtë tjetër veç punës. Ajo nuk jep të drejtën e bashkimit familjar apo të shtetësisë. Nuk ka të bëjë me hyrjet e reja por ata që kanë ardhur para vitit 2021 dhe vetëm nëse kanë kontratë pune.

Ne përdorim një marrëveshje që ekziston që nga viti 2005 dhe është riaktivizuar në vitin 2014. Marrëveshja ka të bëjë me afërsisht 30,000 njerëz. Nuk ka të bëjë me personat që vijnë ilegalisht në Greqi. Bëhet fjalë për personat që ndodheshin ligjërisht në Greqi dhe nuk arritën të rinovonin lejen e qëndrimit për ndonjë arsye. Ata janë kryesisht me origjinë shqiptare, gjeorgjiane dhe filipinase”, deklaroi ministri i Emigracionit në Kuvend.

Related Posts

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Kryesore

Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK

22/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al