• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

S’ka protesta dhe as zgjedhje të parakohshme, zbardhen prapaskenat e marrëveshjes PD-PS-LSI

14/01/2020
S’ka protesta dhe as zgjedhje të parakohshme, zbardhen prapaskenat e marrëveshjes PD-PS-LSI

Si një “rrufe në qiell të hapur” ishte lëvizja më e fundit, ajo e uljes në një tryezë të përbashkët pas dy vitesh krizë politike, të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Deri para dy ditësh Lulzim Basha dhe koalicioni opozitar flisnin për rinisje protestash. Ndërsa socialistët këmbëngulnin që reforma të bëhej vetëm nëpërmjet komisionit të posaçëm brenda tryezës së Parlamentit.

Por me një skenar të mirëpërcaktuar PS dhe PD u ulën në një tryezë për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi paraditen e së martës, krerët e partive aleate për të biseduar mbi formatin e këtij takimi, e ku aleatët dukeshin se u gjendën të “surprizuar”. Pas një konsulte disaorëshe Basha lajmëroi publikisht se kishte mandatuar Oerd Bylylkbashin nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI për të negociuar me mazhorancën sa i përket reformës zgjedhore.

“Ne me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, kemi mundësuar një proces në të cilën të dakordohen mbi propozimin tonë prej tetorit”, tha Basha në përfundim të një takimi ditën e sotme me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatëve. Menjëherë sapo Basha mbaroi deklaratën e tij nga selia e PD-së, median u njoftuan mbi takimin e shumëpritur mes PD-së dhe PS-së. Tashmë formati ishte përcaktuar: Gjiknuri, socialisti i kontestuar nga opozita do të ishte pjesë e tryezës, ndërsa PD-ja siç duket kishte pranuar kushtin e vendosur që në këtë tavolinë të ulet edhe Rudina Hajdari, deputetja e opozitës parlamentare që kontestohet nga demokratët. Pas reagimit publik të Bashës, Bylykbashit dhe Vasilit iu në dispozicion makina e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, për të shkuar në Pallatin e Kongreseve, vendi “neutral” ku do të mbahej takimi.

Duket si një lëvizje që i paqtoi palët si me një “shkop magjik”, por Gazeta “Si” ka mësuar se ulja në tryezë e palëve është realizuar vetëm pas një ndërhyrjeje të fortë të ndërkombëtarëve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Prej kohësh diplomatët amerikanë dhe britanikë kanë kontaktuar me të gjitha palët me qëllim për të bindur palët që të ulen për reformën zgjedhore. Kjo lëvizje shihet edhe si një taktikë e politikës shqiptare për krijuar imazhin e zgjidhjes së krizës, pasi pas pak ditësh Shqipërinë do ta vizitojë komisionieri i lartë për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai do të ketë takime me krerët më të lartë politikës shqiptare, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Hajdari nuk e firmos, por parimisht është dakord

Takimi mes Vasilit, Bylykbashi, Hajdarit dhe Gjiknurit zgjati mbi një orë. Përpara përfundimit të këtij takimi u bë publik një draft marrëveshje që ishte e përgatiur në dakordësi mes PS-së dhe PD-së, Dokumenti në fund të takimit nuk është firmosur vetëm Rudina Hajdari, e cila ka kërkuar të njihet konkretisht mbi mënyrën e funksionimit të Këshillit. “Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar…

Gjithashtu, duke qenë se u njoha sot me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë. Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore”, shkruan Hajdari. Deputetja e opozitës në deklaratën për median thekson se nuk do të heqë dorë nga ndryshimi i sistemit politik, si dhe vlerësojë më në fund uljen në një tryezë të PD-së me PS-në.

Pas mbylljes së tryezës fillimisht kanë folur Bylykbashi dhe Vasili. “Ky dokument garanton që reforma zgjedhore të bëhet me konsensus dhe kjo gjithëpërfshirje e konsensus të shkojë deri në fund. Kemi asistencën ndërkombëtare. Pas kaq kohësh nga kërkesa jonë, për të arritur këtë do të institucionalizohet një forum, Këshilli Politik, që do të mandatojë punën për të kryer gjithë këtë reformë”, tha Bylykbashi pas takimit.

Ndërsa Vasili theksoi se “është hedhur një hap në këtë drejtim, i cili në rast të përgjegjshmërisë së duhur dhe të luajilitetit të plotë nga pala tjetër, do të ishte një mundësi për të ecur përpara dhe për të çliruar vendin jo vetëm nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera”.

Gjiknuri, i cili foli i fundit pas takimit nuk e përjashtoi mundësinë që të diskutohet edhe për çështje të tjera veç reformës zgjedhore. “Kemi një marrëveshje që opozita jashtëparlamentare të përfshihet në procesin e reformës zgjedhore për të arritur një draft të dakordësuar. ODIHR do i kërkojmë të vijë zyrtarisht në Tiranë, për çështjet që palët mund të ndahen. Jemi të gatshëm që të gjejmë çdo lloj komunikimi me opozitën, siç e kemi thënë edhe më herët. Gjetëm një modalitet që opozita të jetë pjesë e reformës zgjedhore”, tha Gjiknuri.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, Gjiknuri tha se është pjesë e punës së komisionit, por do t’i mbetet pritshmërive nëse arrihet konsensus i plotë edhe për këtë çështje. “Sistemi është objekt i punës së komisionit, por do një dakordësi, por që nuk lidhet me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha ai, duke sqaruar se asistenca e OSBE-së nuk do të jetë për ndasi që lidhen me diskutimet për sistemin zgjedhor.

Socialisti la të kuptohet se kjo tryezë u arrit nga vetë palët, dhe jo me ndërmjetësimin ndërkombëtar. “Janë palët shqiptare në tavolinë, ndërkombëtarët e ndjekin me shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

Pas mbylljes së këtij takimi, do të vinte edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i kënaqur për rikthimin pas një viti të opozitës në tryezën e reformës, tha se në në Ligjin Zgjedhor do të përfshihen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

Pakti, drafti brenda 15 marsit

Në paktin e firmosur sot mes palëve PS, PD, LSI dhe me dakordësinë e opozitës parlamentare, parashikohet që reforma të përfundojë brenda 15 marsit. Ky të paktën është angazhimi i palëve për realizimin e reformës zgjedhore. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga “Gazeta Si”, parashikohet që të formohet një Këshill Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend. Këshilli mblidhet brenda muajit janar dhe autorizon një përfaqësi politike dy persona nga opozita jashtë parlamentare dhe ekspertë të saj që të punojnë me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës.

Palët angazhohen që të zgjidhin me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve, rekomandimeve të ODIHR-it dhe të OSBE-së. Pika e fundit është garancia ose “besa” që jep mazhoranca se jepet garanci se drafti që do të dakordësohet pas diskutimeve mes Hajdarit, Gjiknurit, Vasilit, Bylykbashit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare, nuk do të ndryshohet në asnjë moment në komisionin e posaçëm dhe do të shkojë për miratim në seancë plenare, siç është rënë dakord në tryezën jashtë parlamentare.

Në rast të mungesës së konsensusit në pika të veçanta, dokumenti parashikon asistencën e OSBE/ODIHR-it me ekspertë të saj. Tashmë kjo tryezë duket si një kusht i opozitë si plotësuar, e cila kërkonte që të shmangej Kuvendi dhe komisioni i reformës, pasi shihej si një ilegjitim. Ndërsa kësaj herë Kuvendi është i detyruar të luajë vetëm rolin e noterit, duke miratuar draftin konsensual që do të prodhojë tryeza ekstraparlamentare.(Gazeta SI)

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al