Një incident është shënuar gjatë faljes së Fitër Bajramit nga besimtarët myslimanë në sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një 40-vjeçar tentoi të digjte veten.
Ishte ora rreth 07:00 kur 40-vjeçari me iniciale B.G. ishte lyer me benzinë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.
Për fat të mirë, ai u ndalua nga qytetarët, por edhe nga policia që shkoi menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se personi ai ka hyrë në shesh duke bërtitur “S’ka zot” dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën vetes me benzinë.
40-vjecari është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë.
Një prej përfaqësuesve të KMSH e cilësoi këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.
“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ka thënë ai.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












