Një grup turistësh nga Suedia kanë ngecur në detin e dallgëzuar të Sarandës këtë të hënë dhe kanë rrezikuar seriozisht të mbyten.
Fatmirësisht njëri nga katër turistët ka telefonuar sallën operative të kufirit në Sarandë dhe rojen bregdetare. Efektivët e kanë konstatuar mjetin lundrues (skaf) i cili ndodhej në mes të detit dhe kishte vështirësi të dukshme në lëvizje për shkak të dallgëve të mëdha.
Fatmirësisht turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjëndje të mirë shëndetësore.
Sarandë
Më datë 11.09.2017, QOND ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare se disa turistë kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e “Manastirit”.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin. Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe 4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxierrë në breg të detit turistët sëbashku me mjetin lundrues. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore !








