Është një elektroshok që Kyriakos Mitsotaqis, kryeministri aktual grek do të kishte preferuar ta evitonte. Qévéria konservatore është përfshirë në një skandal spiunazhi ku ka dalë dhe emri i kreut të opozitës socialiste (PASOK), Nikos Androulakis (ne foto lart), si dhe ai i dy gazetarëve.
Të premten e shkuar Kyriakos Mitsotaqisit iu desh të pranonte dorëheqjet jo pak të rëndësishme të Grigoris Dimitriadis, krahu i vet djathtë dhe njëkohësisht nipi i tij, si dhe atë të shefit të shërbimeve sekrete, Panagiotis Kontoleon, zyrtarisht për “gabim në menaxhimin e përgjimeve telefonike».
Gjithçka filloi një vit më parë kur kreu aktual i PASOK, Nikos Androulakis, atëherë deputet evropian, po përgatiste kandidaturën e tij për zgjedhjet e brendshme në partinë socialiste greke, që është formacioni i tretë politik i vendit. Së bashku me dhjetë kolegë të tij evropianë, ai vendosi të skanojë
telefonin prej nga mësoi se celulari i tij ishte infiltruar nga programi spiun Predator.
Androulakis nuk arriti kurrë të përcaktojë se kush e vendosi softuerin në telefonin e tij… Por, gjatë hetimit, ai zbuloi se ishte vënë në përgjim edhe nga shërbimi inteligjente grek.
Pasi u bë lider i Pasok-ut në dhjetor 2021, Nikos Androulakis vendosi ta vazhdojë hetimin.
Javën e kaluar ai njoftoi se kërkonte të gjente identitetin e atij që po e përndjek, “për detyrë demokratike, jo si kuriozitet personal”, duke këmbëngulur që qeveria të mos e minimizojë rastin.
Kaq u desh që kryeministri të vihet në syrin e ciklonit të disa mediave që denoncuan praktikat e paligjshme ouerrliane të survejimit të kundërshtarëve politikë.
Me kalimin e ditëve zbulimet në médiat investigative greke – Inside Story, Reporters United, Journal of Editors (Efsyn) dhe Solomon – e vunë qeverinë e Mitsotaqis në pozita gjithnjë e më të tështira.
Shefi i shërbimit sekret Grigoris Dimitriadis, shumë i afërt me kryeministrin u detyrua të japë dorëheqjen pas publikimit të një hetimi nga mediat investigative Reporters United dhe Efsyn, i cili e lidhte këtë mik të ngushtë të Mitsotaqis me Felix Bitzios, zëvendësdrejtor i Intellexa-s, kompanisë që ka të drejtën e shitjes në Greqi të programit spiun Predator.
“Shërbimi inteligjent grek nuk është në vartësinë e një ministrie, por ai drejtohet direkt nga zyra e kryeministrit sipas një reforme të udhëhequr nga vetë Kyriakos Mitsotaqis, pas mbërritjes së tij në pushteti, në vitin 2019. Por në këtë rast kryeministri pretendon se nuk ka ditur gjë që Nikos Androulakis ishte në përgjim dhe formalisht i kërkoi falje atij”, shpjegon Andreas Drimiotis, analist politik.
“Kjo procédurë ishtë përfshirë brenda rreth 15 000 téléfonatve që përgjon shërbimi sekret grek
gjatë një viti kryesisht me kërkesë të shërbimeve sekrete të huaja, dhe gjatë një praktike të ngjashmë prokurori publik ka nënshkruar edhe survejimin e celularit të Androulakis, për të cilën kryeministri nuk kishte djeni” vazhdon Drimiotis.
Të njëjtin version mbron edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, i cili vazhdon të mohojë çdo përfshirje duke thënë se ai e dha dorëheqjen vëtëm si shenjë për të treguar përgjegjësinë politike.
Ky rast i dyshuar spiunazhi është i treti në Greqi më pak se një vit : prillin e kaluar, Thanasis Koukakis, gazetar specialisti i çështjeve financiare, kishte ndërmarrë veprime ligjore, duke denoncuar infiltrimin e telefonit të tij nga Predator. Ndërsa në shkurt, me pretendimin se është përgjuar nga shërbimi sekret, gazetari tjetër grek i specializuar në çështjet e migracionit, Stavros Malichudis, e shpuri cështjen para Gjykatës së Lartë.
«Disa deputetë më konfirmuan se gjatë një seance me dyer të mbyllura shefi i shërbimit sekret kishte pranuar se unë isha përgjuar gjatë një raportimi për një fëmijë sirian të mbyllur në një qendër paraburgimi në ishullin Kos. Shërbimet sekrete përmendën arsyet e sigurisë kombëtare si justifikim pas tensioneve me Turqinë në mars 2020 dhe përpjekjes së Ankarasë për të instrumentalizuar çështjen e migracionit për të ushtruar presion ndaj Greqisë”, ka thënë gazetari Stavros Malichudis.
Tani qeveria konservatore, që përfundon mandatin katë vjecar vitin e ardhshëm ndihet e dobësuar nga kjo goditje. Rasti i përgjimit të liderit të Pasok-ut është nga ato pika që “derdhin gotën”, sipas partisë të së majtës radikale Syriza. Udhëheqësi i saj, ish-kryeministri Alexis Tsipras, beson se “ne duhet ta hedhim dritë dhe mësojmë të gjithë të vërtetën mbi këtë rast me qëllim që të zbulohet nëse
janë vendosur edhe personalitete të tjera në përgjim. Është një çështje lirie”.
Pasok-u, nga ana e tij, kërkon ngritjen e një komisioni hetimor.
Pas disa javesh zvarritje dhe hezitimi qeveria ka vendosur të kalojë në kundërsulm duke pretenduar se e gjithë Evropa ka qenë në përgjim këto kohë, pra duke lënë të kuptohet se ato që kanë ndodhur kanë qenë vepra të shërbimeve të huaja.