Gazetarja Klodiana Lala u shpreh e Autoriteti Postual nuk po zbaton një vendim prokurorie, që minimalisht, është përpjekje e qeverisë për ta mbyllur skandalin dhe për të shpëtuar imzhin e Kurumit.
Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, tha se anija duhet të kalojë në kalatën e Portit dhe të shkarkohen kontejnerët që të merren analizat. Ajo tha gjithashtu se vonesa në këtë histori është përpjekje për të mbyllur skandalin, që nuk përfshin vetëm Shqipërinë, por ka shkelur marrëveshje ndërkombëtare dhe vë njollë të zezë.
“Këtu të gjithë institucionet po mbyllin sytë. Autoriteti Portual sot i është përgjigjur prokurorisë dhe ka thënë nuk zbatojmë dot urdhërin për sekuestrimin e kontejnerëve, duke pretenduar se nuk ka kushte të monitorojë 24 orë me kamera, duke presupozuar se mbajnë lëndë të rrezikshme, mund të jenë rrezik për mallrat dhe qytetarët. Pra një autoritet që lë të pazbatuar një vendim prokurorie, që minimalisht, është përpjekje e qeverisë për ta mbyllur skandalin dhe për të shpëtuar imzhin e Kurumit. Anija duhet të kalojë në kalatën e Portit dhe të shkarkohen kontejnerët që të merren analizat. Kjo nuk ka ndodhur.
Ka dështuar prokuroria, sepse kur nuk zbatohet urdhëri, duhet të firmosë urdhër-arrest për shpërdorim detyre dhe të merren analizat, për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Vonesa në këtë histori është përpjekje për të mbyllur skandalin, që nuk përfshin vetëm Shqipërinë, por ka shkelur marrëveshje ndërkombëtare dhe vë njollë të zezë. Pjesa më e madhe e mediave thonë se u zbatua vendimi, por nuk është e vërtetë. Anija qëndron në mes të detit. Mund ta lënë aty pafundësisht. Kur të mos ketë interes mediatik, do të thonë dolën mbetjet në rregull dhe do të groposen në ndonjë cep,” tha Lala.