Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Vasilika Vjero ka paraqitur dorëheqjen. Vjero u emërua në këtë detyrë më datë 20 shtator, pas dorëheqjes së pararendëses së saj Sonila Qatos.
Drejtoresha e re e ARRSH-së e dorëhequr së fundmi, ka shërbyer më parë si kreu i Tatimeve, si edhe si drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Ende nuk dihet se kush do të emërohet në krye të ARRSH-së. Pak ditë më parë doli në media edhe skandali me tenderin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.