• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali në Bashkinë Gjirokastër dhe kriza e borxheve te Luftëtari/ Kush e çoi te emisioni ‘Stop’ diplomën false të Rigels Maliles?

20/12/2018
Prapaskenat e skandalit në Bashkinë Gjirokastër, Rigelsi i partisë dhe pse Zamira Rami nuk e thotë dot të vërtetën

Skandali i denoncuar në emisionin ‘Stop’ për diplomën e falsifikuar të Rigels Maliles, punonjës i Bashkisë Gjirokastër, ka edhe një dimension tjetër, përveç rivalitetit të brendshëm në kampin e njerëzve të LSI-së. Është fjala për konfliktin e heshtur mes kryebashkiakes Zamira Rami dhe familjes Tavo për çështjen e fondeve në Klubin Luftëtari. Siç dihet, Rigels Malile ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit sportiv në Klubin Luftëtari. Në fillim të këtij muaji, gazeta ‘Panorama Sport’ publikoi një shkresë që ai i kishte drejtuar aksionerëve të klubit; Grigor Tavo, Vangjel Tavo dhe Bekim Halilaj, përmes së cilës i tregonte për gjendjen e rëndë financiare në klub. Natyrisht që asnjë prej aksionerëve nuk ishte i interesuar që ky dokument të dilte në media.

Dyshimet janë se ishte pikërisht Rigels Malile, ai i cili e serviri te ‘Panorama Sport’ këtë dokument që tregonte krizën financiare të Luftëtarit. Për këtë veprim sigurisht që ai mund të jetë shtyrë nga kryebashkiakja Zamira Rami, e cila ka qenë e vetmja e interesuar për daljen në media të këtij problemi që demaskonte keqadministrimin e Luftëtarit nga Tavo. Bashkia Gjirokastër nuk ka më fonde për të mbuluar gropën financiare të Luftëtarit, ndonëse përveç grantit, mban me rroga rreth 10 punonjës të klubit, edhe pse kjo është detyrim i Tavos. Rrjedhja në media e kësaj shkrese që diskreditoi familjen Tavo dhe aksionerin tjetër, sigurisht që nuk është mirëpritur nga aksionerët. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë. Kështu mund të ketë ndodhur edhe me Rigels Malilen. Diploma e tij e falsifikuar nuk mbërriti tek emisioni ‘Stop’ nga rastësia. Pikërisht ata që e dinin për këtë fakt, e çuan në emisionin investigativ. Dhe me siguri që Vangjel Tavo është një prej atyre që e ka ditur për diplomën e Maliles.

Në mos e ka ditur më parë, natyrisht e ka marrë vesh së fundi, kur është miqësuar me gazetarin që para pak kohësh e shante me libër shtëpie, atë si deputet dhe Zamira Ramin si kryebashkiake. A e ka çuar Vangjel Tavo te emisioni ‘Stop’ skandalin e diplomës së Rigels Maliles? S’e themi dot me siguri këtë gjë sepse s’kemi fakte, por intuita dhe analiza e atyre që ka ndodhur të çojnë pikërisht tek ai. Kujtoni edhe diçka tjetër. Emisioni ‘Stop’, jo rastësisht, ka qenë pikërisht ai që iu qep nga pas edhe Kristaq Thimios, ‘armikut’ të Vangjel Tavos. Morali i kësaj historie përmblidhet pikërisht në këtë shprehje. “Njeriu gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe e vjell tërë jetën”….

©argjiroja.net 

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

14/01/2026
Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al