Një ditë pasi emisioni investigativ ‘Stop’ denoncoi një skandal në Bashkinë Gjirokastër, ku punonjësi Rigels Malile rezulton, sipas këtij emisioni, të ketë falsfikuar diplomën me të cilën është punësuar, ArgjiroLajm.net u interesua pranë Bashkisë Gjirokastër. Ndonëse kjo e fundit do duhej të kishte bërë vetë një deklaratë rreth këtij skandali, kjo nuk ndodhi. Për të marrë informacion, ne i drejtuam 6 pyetje kryebashkiakes Zamira Rami. Lexoni më poshtë pyetjet tona dhe përgjigjet e saj.
Znj. Rami mbreme emisioni ‘Stop’ denoncoi rastin e nje punonjesi te Bashkise Gjirokaster, i cili eshte punesuar prej jush, por pas investigimit te emisionit, rezulton me diplome te falsifikuar. A e keni ditur ju me pare dicka te tille dhe si eshtë marrë në punë ky person?
E ndoqa jo pa shqetesim investigimin e bere nga gazetaret ne lidhje me nje punonjes te Agjensise se Kultures, trashegimise, turizmin dhe sporteve, bashkia Gjirokaster. Sigurisht qe nuk kam pasur ndonje sinjalizim per nje gje te tille dhe sot ne mengjes, sic do te vepronte cdo drejtues kerkova nga punonjesit e sektoreve informacion me te detajuar rreth kesaj ceshtjeje. Nga gjithe dokumentacioni qe disponohet prane agjensise, rekrutimi dhe qendrimi ne pune i tij si specialist i marredhenieve me publikun eshte bere konform Kodit te Punes, keshtu qe pergjegjesia, nese ka nje situate te tille, do te ishte teresisht personale.
Emisioni ka treguar se ne vitin 2014, Rigels Malile eshte pushuar nga puna ne Tv Gjirokastra si person me diplome te falsifikuar. Madje ka treguar edhe librezen e tij te punes, ku eshte shenuar dicka e tille. Eshte ne dosjen e tij kjo libreze?
Une nuk kam nga ta di dicka te tille pasi nuk kam marre nje informacion te tille. Mund te them vetem se ne dosjen e tij prane zyres se burimeve njerezore te Agjensise ne librezen e pune se tij nuk eshte i reflektuar shenimi i falsitetit qe u shfaq mbreme ne media.
Vete ju si institucion, a do t’i drejtoheni zyrtarisht Universitetit te Tiranes, me shkrese, per t’i kerkuar informacion nese ky person eshte diplomuar apo jo ne Gazetari sikunder pretendon?
Sigurisht qe kjo nuk eshte nje situate per t’u nenvleresuar, ndaj sot, menjehere i kam kerkuar zyrtarisht punonjesit Rigels Malile, me qellim qartesimin e situates, te sjelle nje vertetim nga Fakulteti qe ai ka perfunduar studimet me te dhenat qe deklarohen ne diplomen e paraqitur si kopje e noterizuar prane bashkise Gjirokaster. Ne rast se brenda nje afati ligjor ai nuk e sjell atehere bashkia do t’i filloje proceduren e zgjidhjes se maredhenies se punes dhe do te ndermarre te gjitha penalitet qe parashikon ligji.
Nese marrim te mireqene faktin se diploma e Rigels Maliles eshte e falsifikuar, a do te kerkoje Bashkia Gjirokaster qe ai te riktheje pas rrogat e marra ne keto vite?
Nese eshte i vertete falsiteti i kesaj diplome patjeter qe bashkia Gjirokaster do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore dhe subjekti do te perballet me te gjitha pasojat ligjore qe vijne si rezultat i shkeljes se ligjit.
Keni nje opinion se perse ka plasur tani ky skandal ne media, gjithmone nese e marrim te mireqene deri ne fund se diploma e tij eshte false? Kujtojme qe Malile ka qene nje nga njerezit e afert te LSI-se, bashkepunetori juaj dhe zyrtar ne klubin Luftetari.
Mediat bejne punen e tyre dhe pavaresisht se cili eshte qellimi apo sa mire apo keq na vjen, shpeshhere na ndihmojne te bejme punen me mire, ndaj nuk bej aludime se pse apo kush i ben por shikoj anen pozitive. Megjithate nuk me pelqen kur njerezve u vendosen si mbiemer emra partish, pasi nuk i shof njerezit me perkatesi partiake por nga profesionalizmi qe ushtrojne ne punen e tyre. Sinqerisht Rigelsin nuk do ta konsideroja “te afert” si bashkepunetor, por si pjese e nje sektori ku ne kemi pasur arritje te pamohueshme.
Nese diploma rezulton e falsifikuar, do ta kallezoni ju Rigels Malilen ne Prokurori? Ka mashtruar Bashkine Gjirokaster dhe i ka shkaktuar dem ekonomik.
E permenda dhe me siper qe nese vertetohet institucionalisht qe ka paraqitur nje dokument te falsifikuar, patjeter qe do te perballet me cdo penalitet qe parashikon Kodi Punes, Kodi Penal apo cdo ligj tjeter i Republikes se Shqiperise.
©argjiroja.net