E njohur ndryshe si ish-deputetja e gafave, Oriola Pampuri sërish ka dëshmuar problemet me mbledhjet e shumëzimet elementare. Në një deklaratë për mediat më letër përpara, ajo shprehet se spitali COVID 3 ka vetëm 11 dhoma me nga dy shtretër që mund të akomodojnë 24 pacientë. Pra, sipas Oriolës 11×2 bëjnë 24 dhe jo 22! Pampuri njihet ndryshe si “deputetja e gafave” për shkak të deklaratave të saj skandaloze dhe nivelit të ulët të përgatitjes.