• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skema e Nikollë Lesit: Rama bëhet shefi i NATO-s, Veliaj kryeministër dhe kryetar i PS-së. Zor se do t’i vijë Shqipërisë më ky fat i madh

26/07/2021
Skema e Nikollë Lesit: Rama bëhet shefi i NATO-s, Veliaj kryeministër dhe kryetar i PS-së. Zor se do t’i vijë Shqipërisë më ky fat i madh

Gazeta Koha Jonë e Nikollë Lesit thotë se kryeministri Edi Rama do të bëhet shefi i NATO-s kurse kryebashkiaku Erion Veliaj do të bëhet kryeministër.

Në editorialin e publikuar, thuhet se ata po luajnë në harmoni me njëri-tjetrin si dhe kanë ndarë detyrat.

Shkrimi i plotë

Dyshja Edi Rama dhe Erion Veliaj janë në qartë në skemën e tyre sorosiane.

Erion Veliaj ka filluar të forcohet brenda PS, pa u ndierë dhe pa manifestim të hapur interesi karriere për më lart.

E verteta mbetet se ai ka gjetur një marrëveshje fine me kryeministrin. Edi Rama e mori mandatin e tretë dhe hyri në histori si i vetmi kryeministër me tre mandate (flasim pas vitit 1991) dhe zor se do ta arrijë njeri tjetër.

Edi Rama ka filluar të punojë me një plan të mirëmenduar duke kaluar kufirin shqiptar, bile përtej Rajonit tonë. Me Turqinë ka marrëdhënie të shkelqyera, me Greqinë marrëdhënie interesi, me SHBA mbetet partner i besueshëm, me Italinë ka miqësi që vetëm forcohet. Me Gjermaninë dhe Francën luan me kujdes, por i pranueshëm.

Në Tiranë Edi Rama i ka shtrirë dorën Lulzim Bashës, bile edhe me bashkëqeverisje nëse pranon selia blu. Pra ai ka strategji se këtë mandat nuk kërkon asnjë sherr brenda vendit, sepse diku pas një viti e kusur mbaron mandati i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Burime të besueshme tregojnë se këtë post të rëndësishëm të NATO-s e synon Edi Rama. Kandidatura e Ramës do hidhet për miratim nga Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. SHBA-së i intereson një aleat besnik siç është Shqipëria.

Edi Rama po luan për këtë detyrë, e cila është shumë e rëndësishme, pasi flitet për organizatën më të madhe dhe më të fortë ushtarake në Botë.

Skema vazhdon se kush do ta zëvëndësojë Edi Ramën nëse zgjidhet Numri Një i NATO-s. Do jetë Erion Veliaj që merr PS dhe qeverinë.

Ndaj të dy luajnë në harmoni, sepse iu përkojnë interesat afatgjata. Njeri mbaron punë këtu e ikën! Tjetri vjen e ngjitet!

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al