• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skema kriminale e zhvatjes me kreditë/ Dëshmi tronditëse e nëpunësit shtetëror: Mora 1.2 milion lekë të vjetra te Intesa San Paolo, kompania e mbledhjes së borxhit më kërkon 12 milionë (VIDEO)

30/05/2024
Skema kriminale e zhvatjes me kreditë/ Dëshmi tronditëse e nëpunësit shtetëror: Mora 1.2 milion lekë të vjetra te Intesa San Paolo, kompania e mbledhjes së borxhit më kërkon 12 milionë (VIDEO)

Aktualitet
Nëpunësi shtetëror: Kam marrë 1.2 mln lekë të vjetra overdraft tek Intesa San Paolo Bank, Tranzit më kërkon 10-fishin!
I gjendur në këto kushte, ai është detyruar të nënshkruajë një kontratë dhe prej më shumë se pesë vitesh paguan çdo muaj, 80-100 mijë lekë të vjetra pranë Tranzit. Por, i kanë mbetur për të paguar edhe pesë vite të tjera, ndaj sot, ai ka një apel për institucionet shqiptare.

F.M
29 Maj 2024, 19:15
Share
Tweet
Whatsapp
Nëpunësi shtetëror: Kam marrë 1.2 mln lekë të
QYTETARI
TIRANË- Denoncimet e qytetarëve për institucionet mikrofinanciare nuk kanë fund, ndaj sot, ZËRI do t’ju sjellë një tjetër rrëfim. Këtë herë, zotëria, identitetin e të cilit ZËRI ka vendosur ta mbajë anonim duke qenë se punon në një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, na rrëfen kalvarin e peripecive të një overdrafti që nga 1 milion e 800 mijë lekë të vjetra, ka shkuar në 12 milionë lekë të vjetra.

Qytetari na rrëfen se fillimisht ka marrë një overdraft tek Intesa SanPaolo Bank, të cilin nuk e ka paguar dot rregullisht, pasi është larguar nga puna. Dy vite më vonë, vihet në dijeni nga një miku i tij që punonte pranë Tranzit Finance, që dosja e overdraftit kishte kaluar në këtë institucion dhe se duhej të paguante 12 milion lekë të vjetra në total.

I gjendur në këto kushte, ai është detyruar të nënshkruajë një kontratë dhe prej më shumë se pesë vitesh paguan çdo muaj, 80-100 mijë lekë të vjetra pranë Tranzit. Por, i kanë mbetur për të paguar edhe pesë vite të tjera, ndaj sot, ai ka një apel për institucionet shqiptare.

Intervista e plotë:

Qytetari: Quhem A.I.. Kam një problem për këtë punën e overdraftit që e kam marrë tek Intesa San Paolo. Këtë e kam marrë në 2009-n, kam marrë 1 milion e 800 (mijë lekë të vjetra). Por, në 2010-n unë ika nga puna faktikisht ku po punoja dhe për 3-4 vjet, më ka shkuar 12 milion lekë. Më ka kontaktuar në fillim zyra përmbarimore ZIG, në mos gaboj Erjon Hoxha.

Sot, në momentin që po flasim vlera totale e detyrimit tuaj është 12 milionë lekë të vjetra, por si ka ecur gradualisht rritja e kësaj kredie, përqindja e kamatëvonesës edhe interesi.

Qytetari: Kam shkuar tek Intesa San Paolo. Ne e kemi shit kredinë tënde tek Tranziti, ik te Tranziti, Tranziti më ka thënë ik tek Intesa San Paolo, nuk më kanë dhënë fare zgjidhje. Tranziti thotë këto kamatëvonesat e këto, gjoba e penalitet i ke nga Intesa San Paolo, s’i ke nga ne.

Në 2010-n ti u largove nga puna dhe nuk pagove dot më detyrimin, kur u ktheve që të nisje ripagimin?

Qytetari: Kur fillova punë, në 2015 a 2016-n.

Ku shkove që të interesoheshe për pagesën, në 2016-n?

Qytetari: Tek Tranziti që është tek Rruga e Kavajës.

Kush të tha që të shkoje tek Tranziti?

Qytetari: Tek Tranziti më njoftoi një shoku im që punonte aty, tha kshu-kshu e ke punën dhe paraqitu. Shkova, ishte një çun, më tha po i patë gjashtë milionë lekë, tjerat t’i falim. Paguaj gjashtë milionë lekë përnjëherë dhe kamatëvonesat e të tjerat t’i falim. Gjashtë million ku t’i marr unë? Unë me një rrogë isha atëherë sakisha filluar punë, 370 mijë lekë (të vjetra).

Si e argumentonin ata gjashtë million lekëshin, çfarë ishte shtuar?

Qytetari: Penalitet, rritja e përqindjes, 40%, se overdraft fillon me 1.5% kur nuk e paguan dhe pastaj çdo muaj të shtohet ajo. Pas bisedës tek Tranziti donin të më ndalonin rrogën, bëra një aktmarrëveshje, që të paguaj 80 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj (të vjetra). Kam gjashtë vjet që e paguaj nga 80-100 (mijë lekë të vjetra).

Sot, sa të ka ngelur detyrimi i papaguar?

Qytetari: Kur fola para 4-5 muajsh, më thanë ke dhe 5 milion a 6 milion, një gjë e tillë. Se më morën vetë në telefon ata, se më thanë, ke mundësi ta rrisësh shlyerjen, nga 100 tabësh 200. I thashë, jo, s’kam mundësi, atë kontratë kam bërë me ju.

Ju keni bërë ndonjë llogaritje të totalit, keni pesë vite që paguani nga 80 çdo muaj,sa keni paguar deri tani?

Qytetari: 5 milion lekë.

Jeni interesuar me ndonjë avokat që mund t’ju ndihmojë nga ana ligjore me këtë çështje?

Qytetari: Me thënë të drejtën kam takuar disa, njëri më ka thënë nuk merrem me këtë punë, tjetri më ka thënë, mos i hy kot kësaj pune.

Më the që ke shkuar dhe tek Banka e Shqipërisë dhe je interesuar?

Qytetari: Kam shkuar para tre vjetësh mos gaboj, ata punonjësit tek kreditë e këqija më kanë thënë që vetëm me gjyq e zgjidh këtë punë.

Ju keni ndonjë apel kundrejt institucioneve, mendoni se është e drejtë që të vijoni të bëni pagesat siç keni bërë deri më sot?

Qytetari: E drejtë nuk është fare, se të marrësh 1 milion e 800 (lekë të vjetra) dhe të shkojnë 12 milion (lekë të vjetra). Kjo është një gjë absurde.

Një apel që keni kundrejt institucioneve shqiptare?

Qytetari: T’i shohin këto gjëra, po vuan populli i shkretë, me çfarë po shoh unë

Nëse sot do të ishte mundësia që të firmosnit një peticion për mbylljen e institucioneve mikrofinanciare dhe këta përmbarues, do të firmosnit?

Qytetari: Po, direkt.

Doni tu bëni një thirrje qytetarëve që kanë të njëjtin problem si ju?

Qytetari: Ta denoncojnë të gjithë, të gjithë ata që kanë probleme kështu, ta denoncojnë.

Tranzit është ngritur në vitin 2009 me kapitali themeltar 177 291 572,00 lekë, nga Ishujt Cayman Përfaqësues i ortakëve të është Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank). Ajo që vuri re ZËRI gjithashtu ishte se në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës që lëshoi nëntë masa e sigurie për përfaqësuesit e institucioneve mikrofinanciare dhe përmbaruesit private, mungonte Tranzit.

Përse heshti Prokuroria për Tranzit?

/Zëri.ai/ 

 

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E frikshme/ Shihni si e ka dëmtuar qiparisi i rrëzuar këtë shtëpi në Delvinë

E frikshme/ Shihni si e ka dëmtuar qiparisi i rrëzuar këtë shtëpi në Delvinë

18/02/2026
Ktheu shtëpinë në bazë droge, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në bazë droge, arrestohet shqiptari në Itali

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al