Me fitoren e Gjermanisë ndaj Suedisë, tashmë ekipi i Lëv ka shumë shpresë për të kaluar fazën e grupeve, duke e pasur gjithçka vetë në dorë. Pas 2 ndeshjeve, “pancerat” numërojnë 3 pikë, po aq sa Suedia, por me avantazhin se kanë fituar në ndeshje direkte. Nëse Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e fundit, do të renditeshin automatikisht të dytët në grup, duke lënë poshtë Suedinë, sidoqoftë rezultati. Nëse gjermanët barazojnë apo munden nga Korea e Jugut, Suedisë do i duhej fitorja ndaj Meksikës, apo edhe një pikë nëse ekipi i Lëv mundet.