Javën e kaluar kryetarët e PD-së dhe LSI-së në Gjirokastër iu drejtuan KZAZ-së së Bashkisë Dropull për të dorëzuar emrat e komisionerëve për zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse opozita nuk do të marrë pjesë në to. Në listën e PD-së ka një detaj që nuk mund të anashkalohet dhe që në fakt zbulon qëllimin e vërtetë se cfarë fshihet pas asaj asaj liste.
Mbi 80% e emrave të komisionerëve të PD-së që do të administronin zgjedhjet në Dropull, ishin nga Lazarati. Natyrisht që kjo nuk është një rastësi, por një skenar i qartë për të penguar procesin në 30 qershor. E në mos qoftë kjo, sërish ka një pyetje: Nuk paska PD-ja njerëz nga Dropulli për t’i caktuar nëpër komisionet e qendrave të votimit? Si ka mundësi që nuk gjenden njerëz në këtë bashki, aq më tepër kur PD drejton Dropullin prej 4 vitesh përmes kryetarit ‘kukull’ të Vangjel Tavos?
Por vec kësaj është përdorur edhe një taktikë tjetër për të bllokuar procesin në Dropull ose për të krijuar incidente të mundshme. Si një prej vendnumërimeve të votave është propozuar nga Bashkia Dropull fshati Klishar, një fshat në kufi me Greqinë në zonat e thella malore. Natyrisht që kjo është e qëllimshme pasi ka plot fshatra të tjerë afër rrugës nacionale ku mund të bëhet numërimi, Grapshi përshembull ku janë numëruar historikisht votat e Dropullit.
Sidoqodtë gjasat janë që KQZ-ja të mos cmendet dhe të caktojë Klisharin si vendnumërimi për votat e Bashkisë Dropull. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, PD dhe LSI nuk kanë të drejtë të kenë anëtarët e tyre në komisionet e administrimit të zgjedhjeve pasi janë subjekte politike që nuk marrin pjesë në zgjedhje.
©argjiroja.net









